Po dalloj lehtësisht çoroditjen totale të Kryeministrit
Si shumë shqiptarë të tjerë, kam ndjekur me dhimbje ngjarjen e rëndë të fshatit Gërdec. Po dalloj lehtësisht çoroditjen totale të kryeministrit Berisha. Më ka bërë përshtypje edhe deklarimi i Godos, që doli në publik dhe deklaroi se, "Partia Republikane nuk bëhet pjesë e kabinetit qeveritar deri në zbardhjen e ngjarjes tragjike të Gërdecit". Unë deklarimin e Godos e kuptoj kështu. Nëse nga organet e drejtësisë rezulton fajtor Fatmir Mediu, republikanët janë përgatitur të thonë se ajo është përgjegjësi individuale e kryetarit të PR-së dhe jo e partisë.