E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po flet si qeveria

Baton Haxhiu pasi kishte ftuar në emisionin e tij në Klan-Kosova, Glauk Konjufcën dhe Visar Ymerin nga Lëvizja Vetëvendosje! për të diskutuar për aktivitetet e kësaj lëvizjeje, e fillon debatin duke i përshkruar të ftuarit me ‘anitameriakanë’, ‘rebelë’ etj.

“As qeveria nuk do të dinte aq mirë të na quante kështu”, i tha në fillim të debatit Konjufca.

Baton Haxhiu në këtë pikë është detyruar ta mbrojë vetën, duke folur me përçmim për qeverinë e konsideratë për vetën.

“Nëse unë po flas si qeveria atëherë qeveritarët qenkan shumë intelektualë”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq Konjufca shton: “Ju po i përdorni termat dhe ‘karakteristikat’ që vetëm qeveria i përdor në raport me ne”, i ka thënë ai.

Debati më pas është zhvilluar për shtetin social për të cilin është përcaktuar Lëvizja Vetëvendosje!

Kurse me një rast tjetër Konjufca i tha Haxhiut se është frymëzuar nga Petrit Selimi meqë po i përdor të njëjtat argumente derisa i bënte pyetje.

Visar Ymeri ka thënë se e majta, sot përdoret si etiketë ideologjike.

Ndërkaq, duke folur për privatizimin e PTK-së ai edhe një herë ka thënë se nuk duhet të privatizohet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›