Po flitet ne Nish per kufirin Kosove- Serbi

Nuk ka negociata per kufirin. Me shefin e Shtatmadhorise se ushtrise serbe ne Nish do te kemi takim rutine. Takime te tilla kane mbajtur edhe komandantet tjere para meje me kreret e ushtrise serbe e une vetem i vazhdoj ato thote per Deutsche Wellen komandnati i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buhler duke saktesuar se Do te bisedohet per ceshtjet ushtarake-teknike e ndoshta edhe per disa ceshtje kufitare por fjala eshte per takim rutine.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rashka Kosove
Gjenerali gjerman nuk do te komentoje spekulimet sipas se cilave tani do te fillohet edhe me procesin e zgjidhjes se ceshtjeve kontestuese kufitare mes Kosoves dhe Serbise. As zedhenesi i Kosoves Memli Krasniqi nuk eshte i mendimit se ne kete takim mund te kete ndonje ceshtje teper te rendesishme sa i perket kufirit dhe ceshtjeve madhore kontestuese me Serbine. Ne kete takim nuk ka asgje politike. shte ne kuader te perpjekjeve te KFOR-it angazhimi per krijimin e nje ambienti paqesor ne Kosove pohon Memli Krasniqi.
Por gjenerali ne pension dhe njohesi i mire i ceshtjeve ushtarake Ramadan ehaja eshte i mendimit se takimi mes komandantit te trupave nderkombetare ne Kosove dhe kreut te ushtrise serbe nuk eshte i rastit. Momenti i zhvillimit te tij ne kohen kur flitet per rifillimin e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit ka bere qe ne opinion te ngrihet shume pluhur per kete takim. Sipas tij per Beogradin dhe Prishtinen ne kete moment eshte shume me rendesi qe te zene pozita sa me te mira para se te filloje dialogu ne menyre qe te mund ti realizojne synimet e tyre.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjenerali gjerman Erhard Buhler
Ekziston edhe nje lloj lufte speciale lidhur me ceshjtet qe do te ndodhen ne rend dite. Ne fund te fundit qellimi i disa qarqeve eshte qe te shqetesojne qytetaret. Si njohes i mire i rrethanave te sigurise ne Kosove dhe ne rajon mendoj se populli nuk duhet te kete frike. Do te trajtohen vetem ceshtje rutine sepse nuk e besoj qe per ceshtjet e rendesishme per ardhmerine e Kosoves do te bisedohet jashte institucioneve te Kosoves. Per keto ceshtje do te bisedohet me vone thote gjenerali ne pension.
Gjenerali ehaja rikujton se NATO ka detyrat e veta ne Kosove. Prandaj askush nuk mund te perzihet ne ceshtjes qe aleanca duhet te bisedoje me perfaqesuesit e ushtrise se Serbise. Sa i perket kufijve kjo eshte nje ceshtje shteterore qe ka te beje me Republiken e Kosoves dhe Republiken e Serbise. Kufiri eshte ai i cili ka ekzistuar edhe ne kohen e socializmit. Mirepo personalisht mendoj se keto ceshtje nuk do te jene ne rend dite sepse ceshtja e kufirit nuk do te trajtohet ne fazen e pare por ne fazen e dyte apo te trege te negociatave mes Serbise dhe Kosoves mendon ai.
Autor Bahri Cani
Redaktoi Aida Cama