E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po hapjes së negociatave për MSA

Ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg kanë dhënë rekomandimin për nisjen e Negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, dhe dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE. Vendimin e ka bërë të ditur Komisionari për Zgjerim, Stefan Fule.

“Ministrat janë pajtuar që të hapen negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Mandati për këto negociata është caktuar dhe do të adaptohet formalisht këtë të premte, në të njëjtën kohë me konkluzionet e Këshillit të Evropës. Jam i lumtur të them se kemi një mandat ambicioz në tavolinë, që përfshinë të gjitha elementet e Marrrëveshejs së Stabilizim Asociimit, që janë dialogu politik, drejtësia, liria dhe siguria, politikat ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimi në shumë fusha të tjera”, tha ai.

Ndërsa Serbisë, është rekomanduar që t’i jepet data për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, që sipas Komisarit për Zgjerim, Stefan Fule, do të ndodh më së largu deri në janari. Sipas Fyles, hapat e paprecedent të Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve, kanë qenë kyç në këto rekomandime.

Ministrja Vlora Çitaku, ka deklaruar se deri te data për fillimin e negociatave për MSA-në, është punuar shumë me përmbushjen e të gjitha kritereve të dala nga Studimi i Fizibilitetit. Konkluzionet e ministrave të Jashtëm të BE-së pritet të konfirmohen nga Këshilli i Evropës të enjten, më 27 qershor./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›