Pastrimi i Rivierës Ksamil, nis shembja e 200 objekteve pa leje
SARANDE- Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit ka nisur sot prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin bregdetar të Ksamilit, në jug të vendit, pak kilometra larg Sarandës. Sipas një njoftimi zyrtar të këtij inspektoriati në operacionin e koduar „Pastrimi i Rivierës“ do të prishen mbi 200 ndërtime pa leje ku në listën e objekteve për tu shembur janë godina banesash, hotele, dyqane dhe bar-restorante.
Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit me mbështetjen e forcave të policisë së Vlorës dhe Sarandës. Veprimet për shembjen e ndërtimeve pa leje po drejtohen nga vetë drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit, Gjergj Bojaxhi. Në operacion janë përfshirë 7 mjete të rënda pastruese, 30 punonjës të Inspektoriatit dhe rreth 100 punonjës policie .Burime nga Inspektoriati thanë se aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë javës me shembjen e të gjitha objekteve që janë konfirmuar se janë pa leje.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)