E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po i humbet busulla

Edhe pse gjithmonë u konsiderua si ‘një djalosh i keq’ i Hollywoodit, muajve të fundit Charlie Sheen’it sikur i kanë humbur të gjitha lidhjet me jetën e tij. Nuk është larg as humbjes së mendjes. Nga Express më 10 mars 2011 në ora 10:30

Atij i është marrë përkujdesja ndaj dy binjakëve, që i ka nga martesa me Brooke Mueller, e ai, në këmbim, ka hapur një profil në rrjetin social Twitter, ku për vetëm 24 orë ka regjistruar një milionë përkrahës.

Në listën e skandaleve të Charlie Sheen vështirë se mund të ketë vend edhe për ndonjë të ri. I filloi me dehjet disaditore në shoqëri me porno-yjet, për të kaluar pastaj në paralajmërimin se do të bëhej poligamist dhe se do të jetojë me që të dy ish-gratë e tij dhe me të dashurën aktuale.

Thonë se Hue Hefner është vetëm një amator i rëndomtë, por edhe se Sheen mund të drogohet sa t’ia dojë qejfi, sepse këtë ia lejon konstitucioni i trupit të tij. Sheen e përshkroi tejet detajisht edhe orarin e gjumit në shtëpinë e tij, ku aktualisht jeton me dy vajza – me porno yllin Bree Oslon dhe me ish-kujdestaren e fëmijëve të tij. Në të vërtetë, edhe pse të dyja flenë në dhomën e njëjtë, ato flenë në shtretër të ndarë,kështu që Sheen në mbrëmje zgjedh se në cilin shtrat do të shkojë.

“Jemi përputhur si në ndonjë puzzle. Kjo disi na erdhi spontanisht. Kur njëra është e zënë, tjetra është e lirë, kështu që nevojat e të gjithëve përmbushen”, sqaroi Sheen mënyrën e funksionimit të trios.

Pasi që filloi të shfaqet në Twitter atij iu bashkëngjitën përplot përkrahës, në mesin e të cilëve edhe rap-këngëtari P Diddy, i cili ia kërkoi adresën në mënyrë që të mund t’iu bashkëngjitej.
Ndryshe, Sheen ishte interesant edhe sa i përket deklaratave të tij rreth drogës.

“Kam gjak tigri. Çka ka aty që të mos duhet? Veçanërisht kur t’më shihni se si po ia kaloj. Kjo çyshtë diçka epike. Sinatra, Flin, Jagger, Richards, duken si fëmijë të pafuqishëm në krahasim me ‘telashet’ në të cilat isha unë”.

Si pasojë e këtyre sjelljeve dhe të këtij lloji të të munduarit, Sheen ka humbur edhe angazhimin në serialin “Two And a Half Men” (Dy Meshkuj e Gjysmë), për të cilin rol fitonte nga tetë milionë dollarë në vit.

Deklaratat që krahasohen me ato të Gaddafi’t

Gazeta britanike ‘The Guardian’ po ashtu është interesuar për “jetën dhe veprën” e aktorit Charlie Sheen, duke iu ofruar kështu lexuesve të saj njëlloj kuisi zbavitës, në të cilin ata duhej t’ia qëllonin se deklaratën e kujt bizare po e lexonin: të liderit libian Muammar Gaddafi, apo të aktorit hollivuadian. E disa nga këto deklarata janë: “Unë jam Mbretëreshë e Anglisë”, “U zgjova rreth orës katër të mëngjesit. Njeriu duhet të flejë në atë kohë, sepse është i lodhur pas një nate pa gjumë”, ose “Unë jam tejet konservator, jam aristokrat, jam fisnik”.

Top 10 momentet më bizare të Sheen

1. Në filmin “Being John Malkovich” (Të Jesh John Malkovich), ai luan vetveten dhe e këshillon aktorin kryesor se si të jetojë një jetë ‘çmendur’ si ai.
2. Në vitin 2005 ka lancuan një vijë të veshmbathjes për fëmijë, me emrin Sheen Kids.
3. Ndarja skandaloze nga Denise Richards, gjatë së cilës nuk munguan as grushtet, megjithëse nuk u lanë mangut as paratë, fëmijët, dhe gjithçka tjetër që u gjend ‘përdore’.
4. Pranimi se filmin “Wall Sreet” e kishte xhiruar i dehur tapë – për çdo ditë.
5. Në vitin 1990, rastësisht shtiu me armë në të fejuarën e tij Kelly Preston dhe e plagosi në dorë, duke shkaktuar kështu prishjen e menjëhershme të fejesës.
6. E kuptoi se e kishte tepruar me ‘bërjen e qejfeve’ kur kitaristi i grupit Gun’n’Roses, Slash, i tha se kishte ardhur koha që të vinte në vete.
7. Pas kthimit nga ku me ditë cili rehabilitim i radhës, fitoi rolin në serialin “Two And a Half Men”, me një honorar prej dy milionë dollarësh për një episod.
8. Ishte anëtar i jurisë për zgjedhjen e transvestitit më të bukur - një përzgjedhje kjo që ishte pjesë e një fushate humanitare kundër AIDS’it.
9. Kur e fitoi shpërblimin ‘Golden Globe’ për rolin kryesor në serialin “Spin City”, Sheen deklaroi: “Kjo ndjenjë është si të jem në ndonjë ‘speed’ (drogë) për këndellje”.
10. Deri në vitin 1986 njihej vetëm si i biri i Martin Sheen. E atëherë, regjisori Oliver Stone pa diçka në të, dhe ia ndau një rol në filmin ‘Platoon’ (Njësiti). Pjesa tjetër është histori.
(Nga agjencitë)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›