E Shtunë, 31 Tetor 2026

Woody Allen bën film në Romë

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 10:28

Karriera kinematografike e aktorit Woody Allen jo që nuk duket se do të përfundojë së shpejti, por ajo tashmë sikur gjithnjë e më tepër po transferohet në Evropë.

Aktori dhe regjisori 76-vjeçar njujorkez po vazhdon të xhirojë nga një film në vit, ndërkaq pas Londrës, Barcelonës, Oviedos e Parisit, Allen tani ia ka mësyrë Romës.

Në një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, ai tha të hënën se gjatë kësaj vere do të fillojë punët në xhirimin e një filmi të ri në kryeqytetin italian.

“Aktualisht jam duke e shkruar skenarin, kështu që tani e kam të pamundur të zbuloj diçka më shumë për filmin”, u shpreh Allen.

Ajo që dihet është se filmi do të prodhohet nga studioja filmike italiane Medusa.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›