E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do të duket Apokalipsa?

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 13:01

Stuhi diellore, asteroid apo një super-vullkan? Ndonëse nuk do të ketë shumë rëndësi për ata që do të shohin vdekjen e planetit dhe civilizimit tonë, revista “Science Magazine” publikoi pesë skenarët më të mundshëm të fundit të botës.

Hera e parë që një meteor goditi Tokën ndodhi në vitin 1908. Një formacion shkëmbor, me përmasat e një godine dhjetëkatëshe, shpërtheu mbi Siberi.

Forca e shpërthimit rrëzoi 80 milionë pemë dhe shkaktoi dëme të mëdha në zonë. Sipas shkencëtarëve rusë, një asteroid i quajtur “Apophius”, dimensionet e të cilit janë sa dy fusha futbolli marrë bashkë, mund të godasë tokën më 16 prill 2036.

Përmasat e tij mund të jenë të mjaftueshme për të shkatërruar jetën në planet. Një skenar tjetër janë stuhitë diellore.

Njollat e Diellit dhe stuhitë diellore duhet të arrijnë maksimumin e tyre në vitin 2013. Sipas NASA-s, në epokën moderne, këto çrregullime në funksionimin e Diellit janë në gjendje të shkatërrojnë jetën e deri 130 milion personave.

Zhvendosja e poleve gjithashtu vlerësohet si një mundësi. Sipas një teorie që nuk besohet nga shumë ekspertë, një profeci e qytetërimit Maja ka parashikuar se në vitin 2012 do të ndodhin zhvendosje magnetike të poleve të Tokës, duke shkaktuar dëme që mund të sjellin fundin e njerëzimit.

Edhe ngrohja globale dhe shpërthimi i një super-vullkani konsiderohen si skenarë të Apokalipses.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›