Po ikin politikanët e dështuar...
Nga Bedri ÇOKU
Edhe pse pa mbaruar ende numërimi i votave çdo shqiptar e kupton që parlamenti i ardhshëm do të jetë pa sharlatanët e pluralizmit postkomunist. Meritën për këtë, së pari e kanë pa dyshim dy liderët e politikës së madhe brenda së majtës e së djathtës... për të cilët disa nga analistët tanë të shquar të tranzicionit u shprehën pa dorashka, jokonformistë me ta, madje duke u ankuar edhe për Sistemin Zgjedhor aktual, i cili u vendos vetëm me konsensusin e tyre në mënyrën më arrogante të mundshme, siç e specifikuan këta analistë me emër në jetën publike shqiptare. Nuk patën, madje, droje të shprehnin edhe keqardhje për skoriet e sharlatanizmit shqiptar, disa nga të cilët janë edhe me CV-ra të pasura nga regjimi i diktaturës së proletariatit. Pa diskutim që kjo ësht렠 e drejtë e tyre për tua shprehur, me këtë rast edhe mirënjohjen sepse karrierën mediatike të shkruar apo vizive e kanë pa asnjë dyshim po nga disa ikanakët e politikës së dështuar ... Gjithsesi, kjo është një çështje e mbyllur tashmë, ka vlerë vetëm për qytetarët shqiptarë që të kthjellohen për protagonistët e politikës së deritanishme që po largohen pa dinjitet nga Parlamentin shqiptar, i cili absolutisht do të jetë tash e tutje Parlamenti më demokratik deri më sot...
Vini re sa të pavlerësuar nga populli paskan qenë këta politikanë, të fshehur deri më sot prapa gaxhoit, jo pak por dy dekada, për qëllime të poshtra politike dhe... Sapo Gaxhoit iu futën këmbët në një këpucë pas anëtarësimit në NATO, ata mbetën për ibret në mes të katër rrugëve për të mos u dukur më kurrë para ekraneve si politikanë... Kujtoni Gjinushin si zgërdhihej duke u mburrur përherë para shqiptarëve në çdo emision televiziv, sikur të ishte udhëheqësi i gjysmës së popullatës socialiste shqiptare, ndërsa tani lëkundet si një lëvere e dalëboje nëpër ekranet e transparencës reale të demokracisë, me një dy përqindësh mjeranë që ia varën për turp shqiptarët në qafë. Apo zotëria Milo, i cili shkëlqente këto dy dekada me dijet e tij enveriste, edhe pse konkurronte krah për krah me eprorin i vet, Gjinushin, këtë herë e çkallajosën krejt nga dijet e tij historiko - komuniste...
Është i admirueshëm përkushtimi i njerëzve që numërojnë sot votat, një nga një, nëpërmjet fotografimit në ekranin digjital, si asnjëherë në historinë e kombit shqiptar. Ndryshe, krejt ndryshe nga numërimet e mëparshme, kur kryetari i tavolinës, ai që emërohej nga e majta apo e djathta i lexonte fletët e votimit siç donte ai dhe, për cilin donte ai, duke i vërvitur në ajër për ti pritur vetëm numëruesi, që ishte caktuar ti priste fletët e subjekteve, sapo kryetari i tavolinës shqiptonte emrat e tyre. Askush tjetër nuk kishte të drejtë ti shikonte fletët e votimit në ajër, sipas marrëveshjes së shkruar apo të pashkruar, midis komisionarëve ose pronarëve të tyre, e për të mësuar cilat ishin realisht votat e popullit, për veç kryetarit të besuar nga e majta apo e djathta në atë tavolinë ... me parullën staliniste: Populli voton, neve numërojmë!...
Ja pse numërimi i votave këtë herë u zgjat kaq shumë, ngaqë çdo votë kaloi nëpër skanerin demokratik të popullit të mrekullueshëm shqiptar, ndryshe nga më parë, kur pushtetmbajtësit i paranumëronin votat nëpërmjet të ashtuquajturve dushkarë, sipas formulave gjinushjane dhe islamiane të shkollepsur në Francë.
Por sot?...
Shqipëria i shkallmoi prangat e Lindjes, njëherë e përgjithmonë. U legalizua përfundimisht midis vendeve më të fuqishme e demokratike të botës Perëndimore. Siç thotë populli ynë: Thuamë me kë rri, të të them cili je! Kështu që Shqipëria nuk voton më siç kanë dashur e duan politikanët e emëruar shqiptar, por siç e duan standardet e shoqërive demokratike dhe vullneti i popullit tonë. Ndryshe, ata që nuk e kanë kuptuar ende se Vapa iku me Gushtin dhe nuk u binden këtyre ligjeve përparimtare, sikterrisen jashtë loje, në mënyrë të turpshme.
U çanë analistët e midieve të majta duke e mbajtur elektoratin e tyre me garjet se, gjoja, Partia Socialiste ka një strategji të përsosur dhe ka dy- tri vjet që punon për këtë fitore historike. Se, njerëz të specializuar të saj, janë të pajisur me mjete moderne për të ruajtur dhe siguruar numërimin e saktë për çka ka shprehur populli në kutit e votimit. Se, Edi Rama, thoshin ata, është e ardhmja e Shqipërisë, gjeniu i politikës së re, moderne, i cili do ti dërgojë në pension të gjithë politikanët e vjetër së bashku me politikën e tyre të vjetër ...
Mirëpo, ishte për të ardhur keq teksa i shikoje pastaj në ekran mbështetësit e politikës së re, moderne që, gati sa sqanin, kur dëgjonin se bastionet e sigurta të së majtës tradicionale në Shqipëri po shkërmoqeshin nën kthetrat e një politikani të vjetër e të urryer nga pinjojtë e politikës moderne, por me origjinë të vjetër.
Pse ndodhte kështu?
Është një nga arsyet më dëshpëruese për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo gjë, të cilën e kam thënë e po e përsërisë edhe sot. Nuk ka si mund të bëhet Shqipëria postkomuniste dhe shqiptarët nuk kanë si mundet të ndërtojnë një shoqëri me parime të vërteta demokratike e njerëzore, për deri sa ndër ta ekziston një përçarje e madhe ideologjike e klasore. Dielli nuk mbulohet me shosh, thotë populli. Të gjithë flasin për një urrejtje patologjike që ekziston midis të majtëve që, përgjithësisht janë njerëzit e prejardhur nga sunduesit e regjimit diktatorial 45 vjeçar dhe të djathtëve që janë, një pjesë nga familjet e thjeshta jo komuniste, nga familjet antikomuniste e të ndëshkuara rëndë nga regjimi, si edhe nga ish anëtarë të PPSH-së, por të zhgënjyer nga mënyra se si Partia e tyre ndërroi vetëm emrin dhe nuk bëri asgjë për të riparuar diçka në imazhin dhe mentalitetin e saj si sundimtare e egër e popullit të vet. Disa herë është tentuar nga e djathta që të ndëshkohen krimet e komunizmit qoftë edhe moralisht, por asnjëherë nuk është mbështetur nga Partia Socialiste e mentaliteteve të vjetra, antihumane dhe me komplekset e arrogancës së trashëguar. Nuk mund të bëhesh apo të mendosh si demokrat kur ndodhesh në një formacion të manipuluar si i tillë, ndërkohë që në arshivat e shtetit figuron si mbiemër i prejardhur nga një kriminel dhe hajdut i pasurisë kombëtare. Nuk mund të gëzosh besimin e popullit tënd, kur në asnjë rast apo në asnjë vend nuk ke kërkuar, të paktën falje, të gjitha familjeve që komunizmi u vrau djalin, vajzën, bashkëshortin apo gruan, vetëm se pse ata nuk donin të sundoheshin apo të grabiteshin nga sundimtarët e paligjshëm. Ndaj me të drejtë vazhdon ende urrejtja dhe përçmimi i atyre që vuajtën e u masakruan rëndë nga regjimi, gati pesë dekada... Po të kishte ndodhur FALJA e sinqertë dhe PENDESA serioze, patjetër që do të ishte me lezet të kërkohej moralisht e politikisht edhe ndëshkimi për krimet e sotshme të kryera gjatë tranzicionit.
Natyrisht zotëri, që ti nuk do të arrish që të vish përsëri në pushtet, për deri sa nuk do të ekzistojnë më ata faktorë të brendshëm e të jashtëm që ty, deri pak vite më parë, të jepnin mundësinë për të sunduar. Dhe kurrë ske për të ardhur në pushtet për deri sa të arrish të njohësh veten cili je e nga vjen, si edhe pa e dënuar të kaluarën tënde kriminale. Daç vishu me frak, daç me adidas, daç i ri, daç i vjetër, firma jote është ajo që qëndron ende e fshehur nëpër arshivat sekrete të Shtetit dhe e pa demaskuar... Është firma që ka shkaktuar qindra dhe mijëra viktima të pafajshme... Edhe pse ulërin sot e gjithë ditën gjoja me petkun e njeriut të ri e modern, e njeriut të shkolluar nëpër universitetet e botës së qytetëruar, gjithsesi je biri i atij njeriu që ende historia se ka dënuar si sundimtar i diktaturës, si njeri të lidhjeve të errëta me të kaluarën e kombit të vet, por ty të qan zemra për njerëzit që vriten sot aksidentalisht ose prej gabimeve njerëzore dhe harron viktimat e lënë prapa nga historia që kërkon ta fshehësh vetëm në emër të Drejtave të tua të Njeriut. Por për ata vallë që u vranë e u grabitën nga Shteti Komunist, si thua zotrote, a duhet të ekzistojë drejtësi në Shtetin e Ri, Demokratik? A duhet të zbatoh