Frattini, thirrje politikës shqiptare për formimin e shpejtë të qeverisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Franco Frattini, ka shprehur vlerësimet e qeverisë italiane lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Duke përgëzuar korrektësinë dhe mënyrën demokratike të zhvillimit të procesit zgjedhore, Frattini shpreh dëshirën që forcat politike shqiptare të mund të formojnë sa më parë një qeveri, për të vazhduar rrugën e reformave.
Në një deklaratë të tijën, ministri i Jashtëm italian ka theksuar se dita e votimit ishte paqësore, dhe i bëri thirrje politikës në vend që edhe faza e fundit e këtyre zgjedhjeve, që është numërimi i kutive të votimit të jetë korrekt. Në këtë drejtim ai u shpreh se pritet që edhe faza e fundit të procesit zgjedhore, të zhvillohet gjithashtu në mënyrë paqësore dhe korrekte. Forcat politike shqiptare, me shpirt konstruktiv, të mund të formojnë sa më parë një qeveri, për të vazhduar në rrugën e reformave dhe të afrimit të Shqipërisë drejt Bashkimin Europian, faktor i një rëndësie parësore për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të rajonit, thuhet në deklaratë. Ndër të tjera nëpërmjet kësaj deklarate, ministri i Jashtëm Italian përgëzon mënyrën paqësore me të cilën u zhvillua pjesëmarrja në votime si dhe numërimi i mëpasshëm i votave. Frattini vë në dukje analizën paraprake të ndërkombëtarëve që ndodhen në vendin tonë, ku krahas disa episodeve të parregullsive, sipas tij në këto zgjedhje janë regjistruar progrese të dukshme, në krahasim me të kaluarën.