E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po ju pse duruat?

Share

Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në ceremoninë festive 21 vjet liri, organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, u dha një leksion të mirë të rinjve të pranishëm në sallë. Ai u rrëfeu atyre një histori: Një ditë, po drekoja me disa miq të mi. Tek po flisnim për disa episode të asaj kohe, një bashkëmoshatare e juaja i drejtohet të atit të saj me pyetjen: Po ju pse duruat? Mos reshtni kurrë së bëri këtë pyetje, në çdo vatër shqiptare. Vetëm duke shtruar këtë pyetje, ne do të garantojmë se histori të tilla nuk do të përsëriten më kurrë, për vendin dhe kombin tonë.

Ndërsa leksioni që u jep të rinjve është i mirë, se u mëson atyre të mos durojnë regjimet shtypëse, diçka na mbetet enigmë, përgjigja që i ka dhënë miku i Berishës vajzës së tij për pyetjen se pse duruan. Po Berisha çfarë përgjigje do i jepte? Ndoshta do kuptonim diçka: pse po durojmë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›