E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po ky çfarë pati, pse i ra të fikët? (VIDEO)

Share

Një deputete australiane është kritikuar pasi thjesht i nguli sytë e nuk lëvizte kur një personi që kishte në krah gjatë një emisioni televiziv i ra të fikët.

Kur Simen Sheikh ra me kokë mbi tavolinë, deputetja liberale Sophie Mirabella qëndroi në karrigen e saj dhe i nguli sytë personit pa ndjenja që kishte pranë.

Ata po diskutonin në emision për taksën e re të karbonit.

Sheikh kishte shfaqur probleme gjatë debatit.

Rrjetet sociale janë mbushur me kritika ndaj deputetes për reagimin e ftohtë. Ndërkohë është mësuar se Sheikh ishte sëmurë me virozë, ndaj dhe i ra të fikët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›