Selami Xhepa: Ndryshimet në qeveri të ishin rrënjësore
Deputeti i PD-së, Selami Xhepa mbështet pikëpamjet e kolegut Mark Marku për një rivitalizim të strukturave të partisë. I ftuar mbrëmë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, z.Xhepa i quajti sipërfaqësore ndryshimet e fundit në qeveri, duke u shprehur qartë, se ato duhet të ishin rrënjësore.
Z.Xhepa, besoni se ndryshimet e fundit në qeveri, u bënë për ta menaxhuar më mirë krizën ekonomike?
Duke pasur parasysh edhe kontekstin e zhvillimeve të krizës globale, duke pasur parasysh faktin e një sërë mangësish në reforma, zvarritjet, mbetjet në vend, ngecjet e reformave etj., mendoj se një ndryshim, apo një rikompozim i qeverisë, do të ishte i dobishëm. Do të ishte i dobishëm për vendin në radhë të parë, sepse shumë sektorë të rëndësishëm të jetës së vendit kanë nevojë për të sjellë një qasje, një dinamikë të re të sektorëve të tjerë.
Çfarë nuk shkon?
Ka një topitje të reformave. Ka sigurisht një lodhje, ndoshta nga reformat ose nga ecja përpara e këtyre reformave. Sigurisht, ka një tkurrje në aktivitetin e administratës publike. Do ishte më i dobishëm një riformatim, një rikompozim, pasi gjithmonë rikompozimet e qeverisë janë momente të rëndësishme të një mobilizimi pozitiv, për një lloj dinamizmi më të madh.
Kur i keni shprehur këto pikëpamje, çfarë reagimi keni pasur nga z.Berisha apo drejtues të tjerë të PD-së?
Shumë faktorë të tjerë jo vetëm politikë por edhe jashtë politikës, mendoj se kanë të njëjtën qasje. Pritshmëritë edhe të publikut edhe të aktorëve politikë janë më të mëdha, për të pasur një performancë ndoshta më të mirë në menaxhimin e qeverisë.
Çfarë keni parasysh me “aktor”?
Publiku në përgjithësi do t’i mirëpriste shumë ndryshime të tilla pozitive që mund të bëheshin në emër të një pozitiviteti. Gjykoj se edhe në planin politik, do të ishin shumë të dobishme, pasi këtu kam parasysh se tashmë po hyjmë në një vit elektoral. Është viti i fundit; kompletimi i reformës elektorale nuk bën gjë tjetër veçse fillon dhe hap siparin e një ballafaqimi elektoral mes forcave politike. Kështu që, edhe për qëllime elektorale mendoj se do të ishte një element jo vetëm i një dekori, por ndoshta do ishte një element më shumë substancial sesa thjesht një dekor në figurimin e përbërjes së qeverisë.
Përveç opinionit publik, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së i keni shprehur...?
Nuk kam pasur mundësi të debatoj, por kam përshtypjen që edhe disa zëra të tjerë të PD-së janë shprehur publikisht për këto që po shprehem dhe unë.
...Për shembull Mark Marku?
Po, edhe Mark Marku, edhe të tjerë.
Ndani pikëpamje të njëjtë me z.Marku?
Një sërë kritikash të bëra nga z.Marku janë të rëndësishme dhe kanë nevojë për një reflektim nga lidershipi i PD-së. Janë të dobishme dhe do ta ‘shëndoshin’ gjendjen, kështu që unë ndaj pikëpamjen se nevoja për një dinamizëm është jo vetëm në qeverisje, por njëkohësisht edhe në krijimin e një fryme më të gjerë demokratike dhe në forcat politike.
Ndoshta, moszgjedhja e kryesisë së vogël është një nga shkaqet?
Edhe dialogu politik brenda forumeve, mënyra e mekanizmit të vendimmarrjes, mekanizmat e konsultimeve, e kështu me radhë, mendoj se janë faktorë që mund të amortizojnë shpeshherë probleme të brendshme të dialogimit politik, të cilat kanë një element të rëndësishme, që është nevoja për të dinamizuar reformat. Shqetësimi është i përbashkët. Shqetësimi është për të pasur një forcë politike dinamike, një forcë politike që të vazhdojë të ngjallë tek qytetarët një besim për ta konsideruar një forcë politike të rëndësishme qeverisëse. Për rrjedhojë, shqetësimi i brendshëm është një shqetësim i shumëkujt në parti për të pasur një forcë politike që vërtet të vazhdojë të përfaqësojë jo vetëm interesa të vogla, por të përfaqësojë interesat e një grupi edhe më të gjerë të shoqërisë shqiptare.
Ju vetë, si i gjykoni ndryshimet e fundit në qeveri, konkretisht dy ministrat e LSI-së dhe zëvendësimi i z.Nishani?
Do kishte qenë më pozitive që të kishte pasur një ndryshim më të qenësishëm, më rrënjësor. PD-ja, sigurisht dhe gjithë forcat e tjera politike, kanë kapacitete të mjaftueshme për të ndërtuar kabinete jo vetëm me një numër të kufizuar personash, por për të pasur një përfaqësim rotativ në mënyrë ndoshta jo të shpeshtë, siç e kishte në praktikën e saj PS-ja në dy mandatet e para, por për të pasur rikonfigurime që vërtet, siç e thashë, do të sillnin një frymë të re. Një individ sado inovativ të jetë, duke kaluar një periudhë të gjatë në të njëjtën vend pune, kam përshtypjen se fillon dhe bëhet përsëritës i vetvetes.
Dhe ju mendoni se ky mosndryshim do të ketë një kosto elektorale në vitin 2013-të?
Ndoshta është shpejt për ta gjykuar, por për mendimin tim, nevoja për të bërë një analizë më të hollësishme të qeverisë, të mënyrës se si janë menaxhuar një sërë reformash për të ndërtuar një program që do të ishte vërtet në lartësinë që presin qytetarët shqiptarë, mendoj që, nëse një gjë e tillë nuk do të bëhej, kam përshtypjen se baza e përfaqësimit të partisë ose entuziazmi që do të ngjallnin përtej atij që është elektorati tradicional i partisë, do të ishte shumë i vakët.
Si u menaxhua nga PD-ja dhe z.Berisha zgjedhja e presidentit? A është Bujar Nishani presidenti i cili prisnit; jua realizon pritshmërinë tuaj?
Zgjidhja ishte në përgjithësi rezultat i diktuar në një masë të caktuar. PD-ja dhe kryeministri Berisha bënë përpjekjet e duhura për të ndërtuar një proces konsultimi, që shkon dhe përtej konsultimit, brenda forcave politike të mazhorancës. Sigurisht që edhe LSI luajti një rol të rëndësishëm në përafrim, ose në krijimin e një klime bashkëpunimi dhe pozitive, edhe përtej mazhorancës, për të kaluar edhe tek opozita. Me mënyrën se si PS-ja e ndërtoi lojën e saj politike në zgjedhjen e presidentit nuk tregoi që ishte në lartësinë e asaj që presin shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar. Kështu që, në një farë kuptimi rezultoi të ishte një proces kushtetues, ashtu siç ishte thënë, dhe në fakt Kushtetuta e njeh mekanizimin e tillë. Vetë PS-ja ka këmbëngulur për ta ndërtuar një mekanizëm të tillë, pra për të shmangur kalimin e Shqipërisë në kriza. Kështu që ishte një lloj zgjidhjeje kushtetuese, transparente. Z.Nishani është një person mjaft i pranueshëm, besoj se gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi pasur rastin të dëgjojmë kritika apo cilësime negative, qoftë dhe nga ana e opozitës. Por sigurisht që zgjidhja më e mirë, siç është thënë dhe e priste vetë populli shqiptar dhe faktori ndërkombëtar, do të kishte qenë të kishim pasur një president konsensual, një president të pranuar nga të gjitha palët politike. Kjo gjë do t’i kishte krijuar Shqipërisë një shans më të madh.
Është një shans i humbur…?
Padyshim që është një shans i humbur, sepse edhe faktori ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë PE, eksponentë të rëndësishëm të BE-së, kishin bërë të ditur se pritshmëritë e tyre do të ishin për të pasur një president konsensual. Por kemi pasur një qëndrim refuzues nga PS-ja, pasi ka pasur dhe kandidatë të tjerë dhe ajo i ka refuzuar. Ndaj them se me dashje është çuar drejt një procesi të dështuar si proces konsensual, për të kaluar më pas në atë zgjedhjen normale që e parashikon Kushtetuta.
Si e gjykoni koalicionin me LSI-në, një barrë apo një gjë të natyrshme dhe të domosdoshme?
Sigurisht që nuk mund të them që është një koalicion i natyrshëm, pasi LSI është një forcë e majtë politike dhe për rrjedhojë, nga pikëpamja e profilit të saj politik nuk është një forcë politike që mund t’i shkonte të njëjtës filozofi qeverie. Të paktën në planin filozofik të qeverisjes ishte një lloj aleance e diktuar, mendoj që është deri diku edhe e sforcuar.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)