E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas 'imiton' Kasijas, puth të dashurën pas finales

KIEV - Puthja spanjolle më e komentuar deri më sot ishte ajo mes portierit Iker Kasijas dhe të dashurës së tij gazetare Sara Karbonero, në fund të vitit 2010.

Por, të dielën në mbrëmje Çesk Fabregas duket se e ka imituar mjaft mirë kapitenin e tij, teksa paparacët e kanë kapur në pankinë duke shkëmbyer puthje e ledhatime me të dashurën e tij.

Në fakt, gjithçka ka qenë e merituar për mesfushorin e Barcelonës, autor i një paraqitjeje mjaft të mirë në Europian.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›