E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blendi Klosi, baba për herë të dytë. Vjen në jetë Ambla

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka rijetuar dje emocionet e të qenit baba. Bashkëshortja e tij, producentja e njohur Nora Klosi ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, që këtë herë është vajzë. Ambla është emri i vogëlushes që iu shtua dje familjes Klosi. Pas djalit tashmë 2 vjeç, Aronit të vogël, çifti i njohur janë bërë prindër për së dyti. 

Ambla është një zgjedhje e babait të deputetit, i cili ka menduar t’i vendosë këtë emër të veçantë vogëlushes. Ndërkohë që emrin e Aronit, Blendi e ka vendosur vetë. Kuptimi i tij është emri i Norës mbrapsht. Mami Nora bashkë me vogëlushen gëzojnë shëndet të plotë. Në mesazhin dërguar miqve të saj të afërt thotë se: “Aroni u bë me një motër të vockël dhe të bukur, dhe Ambla na e ëmbëlsoi jetën”. Vogëlushja ka ardhur në jetë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në orën 05:30. Stafi i suplementit “Summer Pages” i uron Amblës së vogël sa më shumë vite jetë përkrah mamit, babit dhe vëllait, po aq të ëmbla saç ka edhe emrin.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›