Kërcënime me vdekje për David Moyes

Trajneri i ri i Manchester United, David Moyes do ta fillojë punën e tij te skuadra e re paksa nën presion. Në drejtim të tij kanë ardhur mesazhe kërëcënuese nga tifozët e United.
"Nëse nuk fiton tituj te United, ne dimë të vrasim", "Ne 'nuk jemi Everton për të siguruar një ved në Ch.Leage, ne duam ta fitojmë krejtë atë garë", "Fergie të zgjodhi ty, ne qëndrojmë prapa teje, ti duhet të fitosh sepse të kushton humbja", ishin disa mesazhet kërëcënuese për Moyes.
Policia është duke i hetuar këto kërcënime ndaj pasuesit të Ferguson te United./Indeksonline/