E Diel, 1 Nëntor 2026

Po pas 20 janarit çdo të ndodhë?!

Më në fund presidenti i Republikës vendosi datën dhe ditën se kur shqiptarët do të duhet të votojnë për të zgjedhur pushtetarët vendorë. E vendosi , po çështja nuk mbaron me kaq. Përveç faktit se dekreti i fundit i presidentit sjellë një risi , siç është fakti i votimit për herë të parë ditën e shtunë , ky vendim ka vënë para faktit të kryer forcat kryesore politike në vend. Praktikisht jemi në një gjendje të tillë , ku e dimë se kur do votojmë por në fakt nuk kemi puthajse asnjë pjesë të infrastrukturës zgjedhore të ngritur dhe përballë ndodhet një tabllo ku pozita dhe opozita nuk kanë ndërmend të lëshojnë aspak terren në emër të kompromisit dhe të arritjes së standarteve.

Që prej fillimit të këtij viti retorika e reformës zgjedhore ka shoqëruar opinionin publik shqiptar , madje e ka lodhur aq shumë atë sa që dhe fjalës reformë i ka humbur kuptimi. Vendimi i presidentit duhet të obligojë partitë kryesore që ti japin fund historisë së gjatë të mosmarrëveshjeve dhe të miratojnë ndryshimet në kodin zgjedhor. Kreu i shtetit me një qetësi që ta pakuptueshme e çoi deri në limitet e fundit të kohës që i një njeh kushtetuta , vendimin për datën e zgjedhjeve. Madje në fund, duke dalë disi nga detyra që i jep kushtetuta , i të qënit mbi partitë politike. Ai hodhi dyshimin se premtimet e partisë në pushtet për të garantuar zgjedhje sipas standartave duken shumë larg. Përveç faktit që çdo kush ka të drejtë të dyshojë, presidentit të një vendi nuk i lejohet kurrësesi të paragjykojë vullnetin politik të një mazhorance për të garantuar një proces të rregullt. Është e vërtetë që shenjat në terren nuk japin shumë shpresa për të patur një proces pa probleme dhe kontestime, por mesazhi i kreut të shtetit të paktën duhet të përfshinte mesazhin e njohjes së rezultatit nga fituesit dhe humbësit e këtyre zgjedhjeve. por kryetari i shtetit nuk e bëri këtë. Ai nuk përmendi asnjë fjalë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe me rëndësinë që ka njohja e tij nga palët që marrin pjesë në proces.

Shqipëria duhet të largohet njëherë e mirë nga tradita e kontestimit të zgjedhjeve dhe të hyjë në atë kategori shtetesh në të cilat demokracia ka arritur një nivel të tillë që i lejon garantimin e standarteve. Maratona e gjatë e arnimeve që i bëhen çdo prag zgjedhjesh kodit elektoral dhe gjithë legjislacionit zgjedhor në vend , duhet të amrrë fund pasi kjo jo vetëm që e bën klasën politike shqiptarë shumë të përkëdhelur dhe të varur nga pazaret e momentit , por në të njëjtën kohë pengon krijimin e një kuture ligjore në ketë kuadër. Ndërkohë që të gjitha këto , mbeten të realizohen më vonë , sigurisht nëse diksuh do të ketë dëshirën të bashkëpunojë dhe të shfaqë vullnet politik për ti bërë gjërat siç duhet.

Ndërsa për këto zgjedhje diuhet thënë se janë vërtet të rëndësishme për vendin , pasi kanë shansin të jenë përballja e parë elektorale në një Shqipëri të asociuar me Bashkimin Evropian dhe tashmë përveç kapriçove tona, me të cilat shqiptarët janë mësuar prej kohësh jemi të detyruar ti japim llogari dhe Brukselit për ato që ndodhin këtu. Kjo qeveri duhet urgjentisht ti futet rrugës se reformave rrënjësore dhe të mos mundohet për të zgjidhur gjërat duke i bojatisur pak nga sipër. Dhe sigurisht ajo reformë që është me e rëndësishmja ka të bëjë me identifikimin e shqiptarëve dhe me krijimin e mundësisë të gjithë shtetasve kudo që janë që të shprehin vullnetin e trye nëpërmjet votës së lirë. Është e turpshme që të gjitha qeveritë që nga 1992 nuk kanë arritrur të prodhojnë një kartë identiteti sipas standarteve moderne dhe të pakontestueshme, që do ti jepte fund njëherë e përgjithmonë retorikës së çertifikatave. Kjo duhet bërë sa më parë dhe nëse këtë herë çdo gjë është lënë për minutën e fundit menjherë pas zgjedhjeve duhet të fillohet nga puna në këtë drjetim. Ndoshta një ditë nuk do të kemi nevojë të harxhojmë energji për të diskutuar mbi listat apo çertifikatat e fallsifikuara, pasi një rregjistër i kompjuterizuar dhe karta të rregullta identiteti do të ishin garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përveç kësaj , në 20 janar do të duhet të shkojmë me një kod zgjedhor të kontestuar dhe të pa pranuar nga palët. Pa dashur të hy në akuzat se kush e ka fajin dhe përgjegjësinë për këtë duhet thënë se në 21 janar , standartet e parealizuara të këtyre zgjedhjeve do ti kushtojnë shumë shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›