Po pas delirit, çfarë mund të ketë vallë?!!
Nga Besi BEKTESHI
Në qoftë se ka pasur ndonjëherë fushatë elektorale të paturpshme dhe në delir, kjo e tanishmja është ajo që kalon edhe caqet e një etike që për nga ulja në nivel, mund të përdoret në popuj që demokracinë e shikojnë me dylbi dhe ato të qorruara prej kohe.
Përballë njëra tjetrës vërtete janë dy gjysmat e së tërës së dikurshme, por që pikërisht të dikurshmen e sjellin në mënyra tragjike ato, që në fakt duhet të jenë kryekëput kundra. Mendoja se kishte përfunduar deliri i atij që kishte shkruar fjalimin e Nanos ku ky i fundit deklamonte : Unë jam Fatos Nano dhe pas me vjen....!! Por jo, ka më, sepse edhe Sali Berishës dikush duhet ti mbushte mendjen se edhe ai të fillonte me Unë jam Sali Berisha dhe pastaj !! Po, përballë një elektorati krejtësisht të mësuar dhe të çuditshëm për nga entuziazmi sidomos në tribunë dhe atij të entuziazmuar për nga premtimet në sallë, tashmë ka më tepër lule dhe ngjyra por edhe delir, drita dhe lule, por edhe efekte të mëdha e të kushtueshme. Jemi në vitin 2009-të dhe kemi mundësi të mëdha për të bërë dhe premtuar. Nisën socialistët me të tilla lule dhe modernizma rrethore dhe këndore dhe të mësuar dhe të stërvitur për të tilla kompeticione dhe tani janë demokratët që më mundësitë e tyre të mëdha, japin shfaqe. Kur mendoj se sa të sinqertë ishin mitingashët e Berishës që hidheshin në sulm nga fjala e tij kundër komunistëve apo vrasësit Nano dhe dëgjoj sot se nuk i përmendet emrin atij, më vjen për dalë edhe unë në delir duke besuar se vërtetë ka ndryshuar gjithçka në PD dhe të gjithë vertikalen dhe horizontalen e saj. Nuk janë më ato revolucionarët që digjnin dhe ulërinin, por tanimë kanë parulla dhe fjalë të mëdha pushteti. Po, kanë premtime të mëdha si vizat dhe futja në BE. Në fakt asnjëra prej tyre nuk shton vendet e punës dhe as rregullon pensionet dhe as që rregullon sistemin të poshtër si shëndetësor që të vdes dhe atë arsimor që të nxjerr injorant në vitin e fundit të shkollës së mesme për të qënë gati në universitet për të filluar jetën e re dhe që dëshirën e mirë që të gjithë shqiptarët të kenë mundësi të tillë për të dalë me shkollë të lartë e kthen në injorantizim universal. Të alarmuar nga premtimet e rritura dhe gjigandomaninë e Berishës dhe të atyre që servilosen në mënyrën më të turpshme mbas tij edhe europianët po frenojnë edhe për vizat duke thënë për ditë që jeni larg dhe duke afruar më shumë drejt tyre tre shtete sllave si Mali i Zi dhe Maqedonia, por edhe Serbia. Kurse për futjen në BE zoti na shikon dhe vrojton se sa të rregullt jemi. Me sa duket i gjati i hollë Lul Basha, kujton se tuneli i Kalimashit është standard e BE-së dhe harron se askush në BE nuk thërret si në kohë të Enverit na prij o kryeministër drejt....!! Tunele dhe betone ka bërë edhe pikërisht xhaxhi Enver dhe duke qenë se i pinte gjakun njerëzve shqiptarë deklaronte se i kishte bërë partia. Sot Berisha dhe Lul Basha dhe fatkeqësisht edhe Jozefina Topalli thonë se i ka bërë qeveria dhe Sali Berisha dhe me sa duket këtë e dinë për standard europian. Problemi e kanë se dikur nuk i ka bërë Nano dhe PS-ja dhe kjo i lejon të thonë se i ka bërë qeveria jonë!!
Të gjithë e dinë se investimet janë lekë të shtetasve shqiptarë dhe borxhe të mëdha po të shtetasve shqiptarë. Nuk bërtiti askush se Kalimashi është vepër e madhe e shqiptarëve dhe lekëve të tyre, por vazhdojnë ti trajtojnë jo si taksapagues por si qenie që nuk kanë asnjë vlerë dhe nuk dinë asgjë. Nuk bëjnë asgjë tjetër por demonstrojnë se nuk ndahen nga mësimet e dikurshme të partisë e cila i bënte të gjitha vetë ajo. Në fakt ky është delir bolshevik në kohë demokracie dhe për më tepër kur vjen nëpërmjet hovacioneve të tilla që të këpusin telat e zëmrës për nga arritjet skenografike. Por ka edhe konatocione disi tepër të djathta e dikujt duhet ti shkojë mëndja të shikojë nja dy dokumentarë të Institutit Luce për të parë aty disa ngjashmëri tonat me ato të viteve 30-40 në Italinë e asaj kohe. Më i përmbajtur në delir Rama, por në fakt dikur deklaronte se nuk ka pse investohet në zona të humbura dhe tani shkon në të tilla zona dhe ai premton dhe premton duke qenë në linjë me premtime të cilat dikur i anatemonte. Po fshatarizohet me dëshirën e populizmit në bazë dhe po intelektualizohet më të rinj në majë të PS-së ku vetë kjo forcë e majtë shqiptare e ka zor të njohë veten, por duke ruajtur edhe lidershipe që njihen si një trashëgimi komuniste. Çfarë po ndodh në këtë fushatë?
Në këtë fushatë po tallen të gjithë. Me kandidate të cilat do të tërhiqen nga lista dhe vendin e tyre do të zërë radha. Kjo fushatë do të tregojë në fund se listat janë konsideruar të mbyllura dhe në fakt në shumë raste do të jenë të hapura. Kjo fushatë tregon se e gjithë kotësia e e dhjetëra partive po delirohet në thundrat e të mëdhave. Imagjinohet qartë edhe kandidimi i grekofonëve dhe omonianëve medemek PPDNJ-së që janë të parë në listat e Berishës i cili tashmë e ka lënë edhe sharmin e patriotit dhe është bërë një liberal super demokrat. Megjithse dikush thotë se kandidaturat e Berishës nga ikjet e PPDNJ-së do të kthehen në origjinë shumë shpejt mbas zgjedhjeve. Partitokracia e madhe shqiptare e gjitha e ndërtuar mbi origjinat komuniste, por jo e penduar, por thjesht e deklaruar antikomuniste, po mundohet të luajë lojën e demokracisë. Por nuk dinë të luajnë, sepse janë komediantë dhe luajnë shumë keq. Ato tallen tepër rëndë me popullin e tyre. E dinë të trashë të gjithin, të marrë dhe të shurdhër, por e dinë edhe të molepsur nga deliri i idiotizmit për të votuar pikërisht ato që tallen më shumë. Kanë harruar se janë komediantë por janë shumë të pasur. Janë kaq të pasur se kalojnë dy herë në delir. Si duke qenë lart politikisht, por edhe ekonomikisht. Kaq në delir janë se na bëjnë të besojnë se kanë luftuar korrupsionin dhe për këtë kanë referencat për socialistët e para 2005-sës. Në fakt kanë harruar se kanë akuza akoma më të mëdha se sa mafia e dikurshme e mamuthëve dhe të tjerëve të pa ndëshkuar sot e kësaj dite.
Tentojnë të na mbushin mendjen se kanë gjyqësor dhe kanë prokurori të cilën e vendosin vetë dhe pastaj e shajnë vetë dhe pastaj nga në shërbim të tyre shkon në shërbim të opozitës dhe pse jo të opozitës së pozitës e cila ka pushtet në presidencë.
Tentojnë të na mbushin mendjen se kanë shërbime dhe administratë dhe po ashtu edhe polici. Por delirojnë ashpër se të gjithë dinë se çfarë administrate ka dhe si shërben dhe sa moral ka ajo dhe policia apo bashibozukët e vendosur nga partia dhe biznesmenë që rrahin gra në emër të saj. Nuk bëhet fjalë të arrij të besoj në demokracinë e brendshme dhe rregullat e lojës te socialistët dhe të besoj se edhe aty nuk sundon dhe vepron i vetëm njëshi, por ama servilizmi i pafytyrë në PD është tragjik. Mjafton të shikosh të rinjtë komsomolas dhe për më tepër zëdhënëse që janë bërë ministre dhe ato që janë në rrugën e karrierës në ngjitje në PD dhe të mbushet mëndja se edhe Majakovski do të ishte frymëzuar për ndonjë kritikë ndaj shfaqjeve në delir të real socializmit sovjetik. Ju ndryshon vetëm krehja e flokëve dhe kuleta e majme sepse të gjithë të tjerat i kanë njësoj. Janë të sëmurë dhe në delir dhe nuk kuptojnë se këtu nuk ka asgjë europiane. Natyrisht që PS-ja deri në 2005-sën kishte hajdutë kudo dhe delirantë të vjedhjes kudo, por në 2009-tën, PD-ja ka delirantë të vjedhjes, të servilizmit dhe për më tepër histerisë në besim se vërtetë janë në rregull. Dikush është sugjestionuar dhe ky virus ju ka hyrë të gjithëve. Ky delir po të mos korrigjohet në mundësinë për të pasur edhe katër vite të tjera është i rrezikshëm, ashtu sikundër është e rrezikshme edhe mbetja e PS-së në çdo raport, vetëm në dorë të një njeriu dhe vetëm të tij. Jemi përballë dy zgjidhjeve të rrezikshme të cilat të shtojnë besimin se asgjë nuk do të zgjidhet për mirë. Edhe pa ndodhur gjë me lirinë dhe vërtetësinë e zgjedhjeve. Sepse ka shumë mundësi të ndodhë nga që të gjitha të dhënat të çojnë se një mekanizëm perfid po përgatitet për të ndryshuar balanca. Sepse janë dy që sillen si një edhe pse kanë dëshirë të kenë në mënyrë të përveçme pushtetin.