E Diel, 1 Nëntor 2026

Po pinte raki me shoket vdes ne lokal 23-vjecari

Librazhd Idriz Aliu ka nderruar jete pak pas mesnate. Policia merr ne pyetje shoket e tij

Pija e tepert i ka kushtuar shume nje te riu ne Librazhd i cili ka humbur jeten. I riu nga nje fshat i Librazhdit humbi jeten ne oret e para te agimit te djeshem ne fshatin Hotolisht te Komunes me te njejtin emer rreth 20 kilometra ne juglindje te qytetit te Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur ne ambientet e nje lokali rreth ores kater te mengjesit te se dieles ku ai se bashku me disa bashkemoshatare kishte kaluar naten duke konsumuar pije alkoolike deri afer oreve te mengjesit. Burime zyrtare te policise se Qarkut te Elbasanit konfirmuan se Idriz Alliu 23 vjec banues ne fshatin Hotolisht ka vdekur ne ambientet e nje lokali pergjate rruges kombetare Librazhd-Perrenjas ne vendin e quajtur Hotolisht-Qender. Burime te aferta nga vendi i ngjarjes bejne me dije se 23-vjecari Alliu qe nga mesnata e se dieles dhe deri ne mengjes rreth ores 350 kishte konsumuar sasi te medha pijesh alkoolike dhe me konkretisht raki nen shoqerine e disa miqve bashkemoshatare te tij. Sipas policise mund te dyshohet se 23-vjecari pervec pijeve te porositura ne lokal ka te ngjare te kete perdorur edhe ndonje substance narkotike e cila te kete ndikuar ne vdekjen e tij. Ka ardhur pothuajse pa jete ne spitalin tone dhe me gjithe nderhyrjen e mjekeve i riu nga Komuna e Hotolishtit nuk ka mundur te mbijetoje duke nderruar jete ne oren 400 te mengjesit pohoi Fatmir Blloshmi infermier ne spitalin e qytetit te Librazhdit. Nderkaq sipas policise kane nisur hetimet per te zbardhur plotesisht kete ngjarje te rende. Sipas te dhenave nga grupi hetimor i cili po pret edhe ekspertizen e mjekesise ligjore jane marre ne pyetje te gjithe personat qe kane qene ne shoqerine e 23-vjecarit. Policia tha se ka shoqeruar dhe marre ne pyetje edhe kater shoke te tij te cilet ishin ne te njejten tavoline me qellim per te mesuar mbi motivin e konsumimit te alkoolit ne sasi aq te madhe. Nga ana tjeter mesohet se policia ka sekuestruar te gjitha llojet e pijeve ne lokalin ku ndodhi ngjarja te cilat do ti nenshtrohen analizave laboratorike si dhe jane marre ne pyetje punonjesit e kuzhines dhe pronari i lokalit por ende nuk jepen te dhena se cfare kane deponuar ata ne deklaratat e tyre. Sipas mjekut ligjor te Rrethit te Librazhdit Liman Menalla pritet qe pas daljes se rezultateve te ekspertizes te percaktohet edhe shkaku i vertete i vdekjes se 23-vjecarit. Paraprakisht policia po mban versionin e vdekjes natyrale por e nxitur nga alkooli i tepert. Hetimet vazhdojne nga ku pritet qe sot te dalin konkluzionet perfundimtare rreth kesaj ngjarjeje jo te zakonshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›