E Diel, 1 Nëntor 2026

"Po punojme fort, qe brenda 2010 vizat te hiqen dhe per shqiptaret"

Miratimi nga ana e Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE te propozimit te Komisionit per heqjen e vizave "Shengen" me Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine, solli dje reagimin e Ministrise se Puneve te Jashtme. Zedhenesi Ralf Gjoni e vleresoi kete vendim si "nje sinjal shume pozitiv per te gjithe Ballkanin Perendimor si dhe per objektivat tona te perbashketa integruese ne BE". Ketu, Gjoni shprehu besimin se "shume shpejt, do te kemi nje Propozim nga Komisioni per Shqiperine". Kete pohim, Gjoni tha se e bente duke patur parasysh se ecuria e permbushjes se kritereve nga ana jone eshte optimale. "Le te mos harrojme pikenisjen e Shqiperise ne raport me fqinjet e saj te ish-Jugosllavise, dhe te shohim qarte progresin konkret qe eshte bere ne vendin tone pergjate viteve", - theksoi Gjoni. Kurse ne perfundim te deklarates per media, ai siguroi se "ne po punojme fort si brenda, ashtu edhe jashte vendit qe brenda vitit 2010 t'u mundesojme qytetareve shqiptare levizjen pa viza ne hapesiren Schengen".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›