E Diel, 1 Nëntor 2026

Po rrënohet bojkoti i Edvinit, del kundër edhe Blendi Klosi

Tashmë duket se skifterët e Edvinit s’kanë më mundësi të imponojnë pa probleme teorinë e tyre të bojkotit dhe të shfaktorizimit të grupit parlamentar socialist. Njëri nga mentorët e Ramës, sekretari organizativ Blendi Klosi ka deklaruar prerë sot se çfarëdolloj bojkoti i mëtejshëm vetëm do të dëmtonte PS-në dhe do të shkonte në favor të Sali Berishës. "Sali Berisha eshte me i interesuar se kush, qe ne te jemi jashte parlamentit, qe opozita shqiptare te mos beje jeten e saj reale, sepse kjo menyre qofte dhe ballafaqimi dy ditor tregoi shume e shume probleme qe kjo qeveri ka. Prandaj mendoj qe gjithe kete kosto Sali Berisha e merr mbi vete. Bojkoti i ka dhene frytet e tij, PS tashme ndihet shume me e fortë ne kauzen e saj, shume here me e forte per sa i perket raportit me kedo", tha Blendi Klosi, sekretar organizativ ne PS.

Asambleja kombetare e socialisteve te shtunen do te diskutoje mbi protestat, pranine e kushtezuar te deputeteve ne kuvend dhe ndryshimet ne statut per te cilat pritet me pas edhe mbledhja e kongresit. "Ne jemi ne fazen e pergatitjes se ndryshimeve ne statut, te cilat do te jene pjese e diskutimit te brendshem te jetes se partise. Kemi edhe nje kongres qe do te miratoje keto ndryshime ne statut, ne nje moment qe asambleja do ta percaktoje", vijoi Klosi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›