Dëftesa e nxënësit të shkollës tekno-politike, Edi Kristaq Rama. Numri i Amzës 666
Diptik II: Një informim i shpejtë, i saktë dhe i paanshëm
Edukim Qytetar/Lënda e edukatës qytetare u ndihmon nxënësve politikë të vetëdijësohen, por Edi Kristaq Rama nuk ka asnjë vëmendje për këtë virtyt publik. Përgjatë orës së edukatës, ai largohet në drejtim të paditur. Nganjëherë shfaqet me megafon për të bërë një kakofoni zërash me qëllimin e anulimit të zërave të së vërtetës. Njëherë tjetër me gjeste populiste të daljes me sëpatë në duar në mes të qytetit. “Dru me pre” ishte slogani. Sepse Edi Rama është më i gjatë sesa i edukuar. Në kundërshtim me çdo biografi burri shteti, ai trafikon padituri të madhe në kodet shqiptare, të familjes, të vdekjes, të heshtjes. Gjithsesi mbetet mediokër në vetitë komunikuese, si dhe shembull në tentativë për brezat e rinj. Kurse për inventar qytetaria ka sharjet që turbullojnë veshët e fjetinës politike të Bashkisë Tiranë, ku shfaqet ekselent në përdhunimin e të drejtave të njeriut, sidomos në dhunë psikologjike. Pikërisht ky nivel e ky mjedis antivlerash është një sfidë e madhe, krahas atyre politike e ekonomike, duhet reformuar për ambiciet tona integruese.
Edukatë seksuale/Misteri më i madh i jetës së tij është identiteti i papërcaktuar gjinor, dhe për rrjedhojë seksual. Ka raste kur dyzimi i dyshimeve shumëfishohet si në rastet e nudizmit në plazhet e Francës, apo mini-haremeve me eunukë në kullën e Pezës apo kullën e Bllokut. Mozaiku i orekseve ose prirjeve gjinore - sipas studimeve - ndryshon sipas moshës a momentit, kështu që vetiu është e pranueshme performanca (bi, trans, hetero, homo) tek secili subjekt i analizës. Mirëpo në rastin flagrant edukata seksuale sa e përhapur aq edhe tabu për nxënësin Edi Kristaq Rama. Akuzat politike dhe mediatike që i janë bërë qëkur mori fronin e partisë socialiste dallojnë një njeri me prirje seksuale të deformuara, sidomos kur je edhe pa strukturë familjare tradicionale (i pamartuar).
Vizatim Teknik/Në vizatim Edi Rama ka pasur talent ekstra-sensorial. Por me kalimin e kohës, shqisat e artistit janë atrofizuar nga egoja për pasuri materiale, çka përkthehet në një humbje të identitetit të artistit dhe hyrje në skenë e matrapazit dogmatik. Administrata aktuale e Bashkise së Tiranës nën drejtimin e Kryebashkiakut Edi Rama ka dhënë prova të pamohueshme se keqmenaxhimi i këtij realiteti kompleks urban nuk është i pamundur, duke rizgjuar besimin se “ky vend nuk bëhet”. Nxënësi i dobët Edi Kristaq Rama ka implementuar një strategji kundërthënëse me administratën aktuale bashkiake për të kultivuar një imazh të ri të Tiranes, përkundrazi përmes një arkitekture agresive betonarmeje i ka gllabëruar kryeqytetit mijëra hektarë gjelbërim. Ankesa dhe padi të pafundme janë depozituar në Gjykatën e Tiranës nga qytetarët kundra Bashkisë së kryeqyteti, e cila është shndërruar në një hambar padish nga qytetarët. Nuk janë pak, por rreth 732 padi të drejtuara kryetarit tonë nga qytetarë, banorë të Tiranës, apo edhe firma të ndryshme, të cilat pretendojnë se janë cënuar padrejtësisht nga kryetari Edi Rama, në emër të Bashkisë.
Nejse, është dhe problemi se kur të huajt që vizitojnë Tiranën kanë mbetur të habitur nga papastërtia kapilare, pasi mbledhja dhe grumbullimi i plehrave bëhet nga kunati i deputetit socialist Dash Peza, me emrin e koduar Ilir Mata.
Gjykim përfundimtar/Shkon në shkollën e demokracisë vetëm për të qenë i pari i grupit anarkist. Shumë herë është thirrur në drejtorinë e BE për të dhënë llogari për marrëdhëniet e tij për kryesimin e një qëndrimi anti-demokratik. Provimet e maturës japin rezultate negative, pra nuk kalon.
...