E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juliana Pasha dhe videoklipi "It's All About You"

TIRANE-Juliana Pasha ka përfshirë ekranet e televizioneve muzikore ne Shqipëri me klipin e këngës që do të prezantojë Shqipërinë në Eurovizion, që këtë vit mikpritet në Oslo. Mësohet se klipi për versionin anglisht "It's All About You" është bërë me regji të Pali Kukes. Nga pamjet e para kuptohet që Juliana me flokë të gjata bjonde është në një pyll buzë një liqeni të vogël dhe vjen herë si zanë e pyllit dhe herë si vajza që kërkon dashurinë e humbur. Me një peisazh që na kujton përrallat apo legjendat e vjetra, Juliana këndon këngën ritmike duke na cuar me imagjinatë në një tjetër botë, larg realitetit të përditshëm, ashtu sikundër këtë efekt ta jep vetëm dashuria.
Gjithsesi klipi nuk shpëton nga kritikat. “Albaniac” I njohur për doren e rëndë në kritika, e cilëson klipin jo të përshtatshëm për këngën . “Ritmi i "It's All About You" eshte i shpejte, ndersa imazhet e videos jane te ngadalta. Floket bjonde te Julianes duken qe jane paruke dhe e tregojne ate te shendoshe”, shprehet revista duke shtuar madje që klipi është një përngjasim i filmave plot fantazi si “Mbreti I Unazave”.

Por BalkanWeb vëren se edhe pse prej pak ditësh klipi është publikuar në sajtin e videove, youtube, për Juliana Pashën nuk kanë reshtur urimet. Me një shikueshmëri të madhe që vazhdon nga minuta në minutë, klipi ka marrë urimet e shumta “Go juli go! Make us proud of our Albania”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›