E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Xhafaj mashtron, emrat e mazhorancës për anëtarë të Komisionit Hetimor janë lexuar gjatë seancës

Zëdhënësja e Kryetares së Kuvendit, Suela Ruseti sfidon krerët e shpifjes në selinë rozë, duke i ftuar të marrin kasetat filmike të seancës


Kuvendi hedh poshtë si të pavërteta deklaratat e eksponentit socialist Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh një ditë më parë se mazhoranca përcaktoi pas seancës emrat e deputetëve të saj, në Komisionin Hetimor, të miratuar në parlament javën e kaluar. Zëdhënësja e Kryetares së Kuvendit, Suela Ruseti u shpreh sot se “lidhur me deklaratat e pavërteta dhe të papërshtatshme të zotit Fatmir Xhafaj, i bëjmë të ditur opinionit publik, që ka ndjekur në transmetim direkt seancën plenare të datës 19/03/2010, se Kryetarja e Kuvendit i ka lexuar gjatë seancës plenare emrat e sjellë nga grupi i mazhorancës për anëtarë të Komisionit hetimor për zgjedhjet, dhe jo siç thotë zoti Xhafaj se, emrat janë shtuar pas seancës”. Zëdhënësja Ruseti tha se Kuvendi fton zotin Xhafaj si dhe zotin Rama të vijnë e të marrin të gjitha kasetat filmike të seancës, ku Kryetarja e Kuvendit ka lexuar Vendimin së bashku me emrat. “I kërkojmë zotit Xhafaj të kërkojë ndjesë të thellë Kryetares së Kuvendit për gënjeshtrën dhe shpifjen e bërë dje, gjatë një emisioni televiziv”, tha më tej, në deklaratën e saj për shtyp, zëdhënësja e kryetares së Kuvendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›