Po sikur të ishte Amerika që shpëton Europën? Tre skenarët e mundshëm
Europa po mbytet në borxhe dhe po shkon drejt-drejt një recesioni ekonomik. Pyetje. Çfarë do të ndodhte nëse Gjermania nuk arrin të shpëtojë Europën, duke vënë më shumë para në Fondin e Shpëtimit të Shteteve Europiane, ose duke ushtruar presion mbi Bankën Qendrore Europiane për të blerë borxhin e vendeve në krizë si Greqia, Italia dhe Spanja? Shpërbërja e një monedhe do të shkaktonte shpenzime të mëdha politike dhe financiare në botë dhe sigurisht do të përfundojë duke dëmtuar ekonominë amerikane. Shefi i Bankës qendrore Amerikane (Federal Reserve, Fed), Ben Bernanke dhe Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama do të qëndrojnë duke shikuar shfaqjen, me Europën që çon në falimentim Amerikën? Dhe në një vit nga rizgjedhja? Tre skenarë janë të mundshëm.
Skenari i parë: Obama krijon një Super-Tarp (ideja është dhënë nga ekonomisti John Ellis në revistën Business Insider): Në ditët që çuan në rrëzimin e bankës “Lehman Brothers”, ish ministri i atëhershëm i financave franceze, Christine Lagarde (sot drejtore e përgjithshme e FMN) i tha në atë kohë Sekretarit të Thesarit Amerikan, Hank Paulson, që sipas saj banka Lehman nuk duhet të falimentonte. Pasojat do të ishin katastrofike, tha ajo. Ajo kishte krejtësisht të drejtë. Tre vjet më pas do të ishte Angela Merkel, e cila coi të njëjtin mesazh për Presidentin Barak Obama, Sekretarit të tanishëm të Thesarit Timothy Geithner dhe shefi të FED, Ben Bernanke. Qeveria e SHBA dhe Fed duhet të vijnë në ndihmë në zonën euro ose do të ketë pasoja katastrofike. Do të thotë se ajo ka nevojë për rreth një trilion dollarë në garanci financiare dhe mbështetje të likuiditetit. Këto janë numrat që qetësojnë tregjet ... Dhe kështu ju do keni një moment të së vërtetës për presidencën Obama. Në qoftë se Obama niset në këtë rrugë dhe do të sigurojë të gjitha, ose një pjesë të garancive nga 1 trilion dollarë, politikisht do të therte veten në fyt. Nëse Obama do vendosë të mohojë ndihmën, duke mos dhënë një pjesë ose të gjithë të atij trilion dollarë, megjithatë, do të kryesonte një panik të dytë masiv dhe destabilizues financiar, duke marrë një Depresioni të dytë të madh, duke bërë kështu prerjen e fytit të tij, politikisht.
Skenari i dytë. Bernanke krijon një "koalicion të vullnetarëve" në mesin e bankierëve qendrorë (idenë këtë herë e ka dhënë analist ekonomik, Ed Yardeni): Duke pasur parasysh hezitimin e veprimit të Bankës Qendrore Evropiane, unë dyshoj se Fed do shkonte drejt krijimin yë një Objekti të likuiditetit Global (GLF) për të parandaluar një kolaps global financiar. Shefi i Fed, Ben Bernanke, ka provuar të jetë një mjeshtër në vitin 2008 i vënies së bashku të këtyre lloj masash të jashtëzakonshme. Në fakt, ajo do të vepronte si një bankë qendrore botërore. Bernanke është i shqetësuar në mënyrë të qartë nga perspektiva, që kriza e borxhi sovran Evropiane mund të bëhet ngjitëse për Shtetet e Bashkuara, siç u tregua nga takimit i tij të çuditshëm qytetar me trupat që kthehen nga Iraku më 1 nëntorin. GLF do të merrte depozita nga Fed dhe nga bankat e tjera qendrore pjesëmarrëse, duke përfshirë dhe BQE. Fondet do të përdoren për të blerë bono të vendeve nën presionin nga borxhi, në këmbim të një mbikëqyrje më të rreptë mbi politikat fiskale dhe rregullatorë nga FMN-ja.
Ju mund të mendoni se unë jam i çmendur. Në fakt, unë jam vetëm duke parashikuar sjelljen e atyre ëndërrimtare të çmendur të Fed. Të mërkurën, Presidenti i Fed të Bostonit, Eric Rosengren vuri në dukje se Fed dhe BQE kanë punuar së bashku gjatë krizës globale financiare në vitin 2008, dhe "nëse do të kishte një krizë (të re), unë nuk do të isha i befasuar, nëse do të kishte (ende) një seri aktivitetesh të koordinuara mes dy institucioneve tona. Ne duhet të sigurojmë... që njerëzit të kenë qasje afatshkurtër në regjet e kredive”. Duke shtuar se “SHBA-të monitorojnë çdo gjë shumë afër. Dhe nëse dicka shkon e bëhet e përshtatshme nga këndvështrimi ynë, do të ndërmarrë veprime të tjera në një përpjekje për të lehtësuar këtë fenomen, është e rëndësishme që ne të bëjmë diçka”. Rosenberg nuk është në FOMC (Federal Open Market Committeel Komitetit Federal i Tregut të Hapur), por është një nga shumë përkrahësit e Bernanke.
Skenari i tretë. Bernanke bën gjithçka vetë, në mënyrë të njëanshme ( ide e Davidit Zervos të Jefferies): Dalja në masë i një grup vendesh apo edhe një shkëputje nga EMU (Bashkimi Monetar Evropian) do të përcaktohet nga pozicioni i Gjermanisë mbi monedhën. Ka qindra kërkesave nga vende të tjera dhe lider jo-gjermane të vendeve të Eurozonës, hartues të politikave amerikane, profesorë dhe drejtues të ndërmarrjeve private, që të fillojë një zhvlerësimin i euros. Nëse gjermanët do vazhdojnë të bllokojnë një operacion të këtillë, herët ose vonë, shumë vende do të kthehet në shtypjen masive e monedhave vendase, si dhrahmi, si Pika irlandeze, escudo portugeze, pesetë spanjolle, lira italiane. Në fund të fundit, sigurisht, do të ketë aq shumë para letre në botë, në kërkim të së njëjtës sasi të mallrave dhe shërbimeve - dhe kjo na tregon se jeminë fund të rrugës. Rruga që të çon është ngatërruar. Le të bëjmë llogaritë. Të gjithë ne duam të shmangim "ngatërresat", në qoftë se kjo do të ishte e mundur.
Për ta bërë këtë, ka një mënyrë të thjeshtë – lë të hynë amerikanët në lojë. Amerika mund të detyrojë Bankën Qendrore Evropiane të zhvlerësojë monedhën. Nëse koloneli, Ben Bernanke e konsideron sade të ashpra masat, si një kërcënim sistematik global - çfarë ajo është - atëherë Fed duhet të veprojë. Fed i ka, në fakt, një llogari në euro në BQE. Në këtë moment ato euro janë aty, të palëvizshme. Nëse situata do të ngatërrohet në mënyrë të konsiderueshme, ne duhet të lëvizim leva tona të kreditimit "të pakufizuar" në Bankën Qendrore Evropiane, dhe bëjmë tituj të plotë të euros. Shumë gjëra mund të bëjmë. Ne jemi duke folur për një trilion ose dy, për të blerë në të gjitha tregjet borxhin jo Gjerman. Fed tashmë ka rreth 100 miliardë dollarë në bono gjermane dhe franceze. Nëse dikush përpiqet të bëjë default, ne kemi disa qindra miliardë dollarë në ar europian për të konfiskohet në bankën e Fed të Nju Jorkut. Nëse kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, ne mund të vendosim "kuota të anëtarësimin vjetor" për anëtarësim në NATO, ose të fillojmë të konfiskojmë pasuritë në Shtetet e Bashkuara të Europës. Nëse Europianët shumë të zgjuar do të komprometojnë rimëkëmbjen tonë ekonomike, apo edhe zgjedhjet presidenciale, atëherë duhet të ketë një përgjigje serioze nga Shtetet e Bashkuara. Ne nuk shpenzuam të gjitha paratë me Planin Marshall, që tani të kishim një botë në prag të kolapsit, edhe një here tjetër. Lëvizni! Asnjë nga këto zgjidhje tingëllon mirë. Asnjë një recesion tjetër nuk tingëllon mirë . Për të qenë të sigurt, do të kemi një 2012 shumë të ngjashëm me 2008, dhe për këtë arsye negativ në të gjitha kuptimet.
Marrë nga “American Enterprise Institute”