Po talleni me gjakun e gjakun e djalit tim

TIRAN- Kjo zvarritje e gjyqit eshte fyerje eshte tallje me ne. Kjo eshte te llahtarisesh jo te qash. Shteti jone u raft pika o Zot o Zot sa duruake. Keto jane fjalet e nxjerra me lot ne sy nga goja e Zamira Durdes nenes se 6 vjecarit qe humbi jeten si pasoje e shperthimit te 15 marsit 2008 ne Gerdec.
Vajtimi i nenes se gjashte vjecarit ndodhi vetem pak minuta pasi gjykata vendosi te shtyje per te disaten here gjyqin ndaj te pandehurve te kesaj tragjedie. Shtyrja e seances se djeshme gjyqesore sipas vendimit te gjykates erdhi nga mos paraqitja ne sallen e gjyqit te avokateve Mark Pellumbi Brahim Lahi Vladimir Meci Denion Bogdani qe mbrojne interesat ligjore te te pandehurve Shkelzen Madani Dashnor aushi Luan Hoxha Ardian Mullahi dhe Shpetim Spahiu.
Te ndodhur ne keto kushte treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado vendosi te shtyje seancen gjyqesore edhe pse ne fillim te javes qe kaluam kishte vendosur qe procesi gjyqesor ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit te zhvillohet tre here ne jave te hene merkuren dhe te premten. Por pavaresisht kesaj kjo gjykate u detyrua te shtyje te tre seancat gjyqesore te javes qe lame pas per shkak te mungeses se avokateve.
Por kjo zvarritje e seances se 125 gjyqesore nuk kaloi pa u vene re nga familjaret e viktimave ku nena e 6 vjecarit Erison Durda me te dal nga salla e gjyqit nisi qe te qante. Ajo dhe familjare te tjere u shprehen se keto zvarritje jane tallje me gjakun e viktimave.
Nderkohe ne seancen e djeshme gjyqesore kryesuesi i togave te zeza njoftoi palet e pranishme ne sallen e gjyqit se kishte ardhur pergjigja e leter-porosise se derguar ne SHBA me ane te ciles kishin njoftuar kater punonjesit amerikane te fabrikes se demontimit dhe vete pronarin e kompanise SAC Patrik Henry. Sipas njoftimit te gjykates tre ekspertet amerikane qe asistuan se bashku me femijet ne demontimin e municioneve ne fabriken e Gerdecit kane refuzuar te paraqiten para togave te zeza per dhene deshmine e tyre per punen qe behej ne ate punishte municionesh.
Me refuzim i eshte pergjigjur fteses se Gjykates edhe vete Patrik Henry duke refuzuar te paraqitet per tu pyetur para togave te zeza. Te ndodhur ne keto kushte presim konfirmimin edhe nga njeri prej kater punonjesve te firmes SAC qe ka punuar ne punishten e demontimit te municioneve ne Gerdec per te degjuar me pas palet se si do vijojme me vazhdimin e procesit- tha gjyqtari Hado.
Sipas procedures prokuroria ka te drejte te kerkoj nga gjykata qe te lexohen deklarimet e ketyre shtetasve amerikane te dhene ne fazen hetimore ne SHBA per llogari te procesit hetimor ne Shqiperi. Nga te dhenat e siguruar nga dosja hetimore qe Shekulli i ka botuar kohe me pare amerikani Henry kishte akuzuar Mihal Delijorgjin per pervetesim te te ardhurave edhe pse ishte aksioner ne demontimin e ketyre municioneve qe behej ne Gerdec.