E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fleta e votimit Gjykata rrezon kerkesen e PD-se

Gjykata rrezoi kerkesen e Partise Demokratike per ndryshimin e fletes se votimit me kandidatet per keshilltare ne kryeqytet. Demokratet pretendonin se ne fleten e votimit per bashkine e Tiranes duhet te shenohen te gjitha partite qe marrin pjese ne koalicionin Aleanca per Qytetarin por KQZ nuk ka pranuar te regjistroje kandidatet per keshilltare te Partise Aleanca e Maqedonasve dhe Partise Bashkimi Demokrat meqenese keto nuk kane permbushur dokumentacionin ne kohe. Sipas perfaqesuesve ligjore te mazhorances vendimi i KQZ eshte ne shkelje te Kodit Zgjedhor pasi ne nenshkrimin e marreveshjes per koalicion eshte vendosur qe te regjistrohen 22 partite politike. Per pasoje sipas tyre heqja e dy partive politike nga gara elektorale do te demtonte interesat e kesaj force. Por nje problematike e tille u kundershtua nga perfaqesuesit e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Drejtoresha Juridike ne kete institucion Deshira Pasku deklaroi se ankimi i Partise Demokratike nuk bazohet ne ligj pasi Kodi percakton se ne listen e partive qe kandidojne per keshilltare regjistrohen vetem ato subjekte qe e kane paraqitur ne kohe listen shumemerore te kandidateve.

Debati mbi garen per keshilltare bashkiake
Kolegji Zgjedhor shqyrtoi dje ankimimin e paraqitur nga partia Demokratike per ndryshimin e vendimit te marre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per fleten e votimit per Tiranen. Avokati i Partise Demokratike Ivi Kaso deklaroi se modeli qe ka parashikuar KQZ perfshin vetem 20 parti nga 22 forca qe marrin pjese ne koalicionin e djathte. Sipas vendimit te lene ne KQZ jane lene jashte Partia Bashkimi Demokratik dhe Partia Aleanca e Maqedonasve. Sipas perfaqesuesit ligjor te PD-se KQZ ka vepruar ne menyre arbitrare duke perjashtuar keto dy subjekte nga lista. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ben qe koalicioni te mos jete funksional te mos jete ai qe duhet te ishte. Nga 384 zona do te kishim 384 koalicione te ndryshme - theksoi Kaso. Por pretendimet e demokrateve u hodhen poshte nga perfaqesuesit ligjore te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Drejtoresha Juridike Deshira Pasku u shpreh se nje parti politike qe te jete subjekt zgjedhor duhet te qe dorezoje listen shumemerore ne perputhje me Kodin Zgjedhor. Nje tjeter argument i saj lidhej edhe me kohen e paket qe ka ne dispozicion KQZ per prodhimin e fleteve te votimit. Bazuar ne nenin 63 dhe 67 te Kodit Zgjedhor nje parti politike smund te jete pjese e zgjedhjeve nese nuk dorezohen listat shumemerore. Keto dy parti nuk kane dorezuar listen shumemerore. Zgjedhesi smund te jape voten nese nuk kthehet ne mandate. Pra vendimi i KQZ-se eshte ne perputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe mendoj se duhet lene ne fuqi - theksoi Pasku. Por perfaqesuesi demokrat Ivi Kaso sqaroi se votat e ketyre partive edhe pse nuk do te prodhonin mandat per kete subjekt zgjedhor ne teresi do ti shkonin koalicionit ne te cilin ben pjese perkatesisht Aleances per Qytetarin.

Kolegji shtyn shqyrtimin e ankimimit te PS-se
Kolegji zgjedhor vendosi qe te shtyje per sot ankimimin e Partise Socialiste per fleten e votimit. Sipas perfaqesuesit te selise roze Eridian Salianji vendimi i KQZ-se per miratimin e modelit te fletes se votimit eshte marre ne kundershtim me dispozitat qe percakton Kodi pasi eshte marre vetem me votat e kater anetareve nderkohe qe ne Kod thuhet qarte se vendimet per fleten e votimit duhet te merren me pese vota. Ndersa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nepermjet perfaqesueses se saj Ana Tenollari kerkoi shtyrjen e shqyrtimit te kerkeses per te pasur kohen e mjaftueshme per ta analizuar. Ne fund te procesit grupi gjykues vendosi qe ta lere per sot shqyrtimin e kesaj ceshtjeje. Ne rast se Kolegji do te pranonte ankimimin e PS-se do te mund ti hapej rruga ankimimit nga ana e Partise Socialiste nje sere ankimimeve te tjera qe jane marre nga anetaret e KQZ vetem me kater vota. Nderkohe Kolegji rrezoi dje dy ankimime te PSD-se dhe te LZHK-se te cilet kerkojne rrezime te vendimeve te marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Spotet KQZ sqaron vendimin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpjegoi dje vendimin per ndalimin e spoteve te PS-se ne te cilat sipas KQZ-se nuk identifikohet subjekti porosites. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton subjektet zgjedhore qe te paraqesin lirisht reklama politike gjate periudhes zgjedhore pa kufizuar permbajtjen e tyre. Per arsyen e mosidentifikimit te subjektit zgjedhor dhe ne asnje rast per permbajtjen e reklamave te mesiperme si dhe duke u bazuar vetem ne dispozitat e Kodit Zgjedhor KQZ urdheroi bllokimin e transmetimit te tyre deri ne momentin qe subjekti politik i cili e ka porositur transmetimin e tyre ose televizioni qe e transmeton te qartesoje gjate transmetimit te ketyre reklamave subjektin zgjedhor per llogari te te cilit transmetohet reklama - theksohet ne njoftimin per mediat te KQZ-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›