E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cunami japonez bllokon kromin ne Shqiperi

TIRAN- Efektet negative ne ekonomine boterore te shkaktuara nga Cunami ne Japoni nuk po kursejne as Shqiperine. Tragjedia japoneze po prek vendin tone ne sektorin me zhvillimin me te pelqyeshem gjate muajve te fundit ate te nxjerrjes se mineraleve. Mesohet se eksportet e mineraleve shqiptare ndaj Kines kryesisht kromit jane nderprere ne menyre te menjehershme qe prej 11 marsit 2011 dite kur daton edhe termeti dhe cunami ne Japoni.

Te pyetur ne lidhje me shkaqet e kesaj nderprerje tregtaret dhe prodhuesit e kromit ne vend ia vene fajin pikerisht kesaj tragjedie. Ka prej tyre te cilet konfirmojne se nuk ane shitur qofte edhe nje ton krom gjate muajit te fundit duke shpjeguar edhe arsyet e verteta te kesaj nderprerje.
Eksporti
Japonia dhe Kina jane dy shtete shume te lidhura me kromin shqiptar. Te dhenat zyrtare tregojne se Kina blen mijera tonelata krom cdo vit nga Shqiperia dhe pasi e perpunon ne fabrikat e saj ia shet Japonise. Cunami beri qe te ulet ndjeshem kerkesa nga Japonia dhe per rrjedhoje ra edhe kerkesa e Kines per import. Kete e konfirmojne edhe prodhuesit e kromit ne Shqiperi.

Sipas tyre sipermarresit kineze kane nderprere kerkesat nga Shqiperia pak dite pas asaj cka ndodhi ne Japoni te ndikuar edhe nga renie e kerkeses per kete produkt nga ky shtet. Ne keto kushte nje pjese e kromit te prodhuar ka mbetur tashme pa u shitur ne portin e Durresit ndersa sasi edhe me te medha jane mbledhur ne zonat ku ndodhen minierat e kromit kryesisht ne Bulqize. Deri para nje muaji eksportet kane vijuar normalisht por me pas u nderprene. E kemi shitur kromin si ne Kine ashtu edhe ne Suedi. Kromin e marre nga ne Kina e perpunon dhe ia shet Japonise. Kemi marre vesh qe edhe kromi qe kemi shitur pak para termetit ka mbetur ne Kine - shprehet nje prodhues kromi.
Prodhimi
Perkunder situates se krijuar per fat te mire prodhuesit nuk kane nderprere nxjerrjen e kromit cka do te sillte pasoja edhe me te renda per ekonomine e atyre familjeve qe jeten e kane te lidhur me minierat. Kromi i nxjerre nuk depozitohet me ne portin e Durresit duke pritur anijen qe do ta transportoje por mbahet ne vendin e nxjerrjes me shpresen e ndryshimit te gjerave ne nje kohe sa me te afert.

Te pyetur ne lidhje me kete tregtaret nuk kane ndonje ide se kur malli qe ata nxjerrin do te filloje te kerkohet me te njejtin ritem sic ka qene perpara termetit ne Japoni. Situata e krijuar po iu kushton shume kompanive qe merren me nxjerrjen e ketij minerali pasi krahas pagesave te punonjesve dhe kostove te tjera ata jane ne pritje edhe te zhvillimeve per sa i perket cmimit te tij ne tregjet nderkombetare.

Eksporti i mineraleve Shqiperia 12.3 mld leke ne dy muaj

Eksporti i mineraleve ka njohur nje rritje te ndjeshme pergjate vitit 2010 dhe dy muajve te pare te ketij viti. Sipas INSTAT pergjate periudhes Janar-Shkurt 2011 Shqiperia ka perfituar rreth 12.3 miliarde leke nga eksporti i mineraleve lendeve djegese dhe energjise elektrike. Ne kete shume pjesen me te madhe e perbejne te ardhurat nga eksporti i minierave. Per sa i perket tregtise me Kinen perseri sipas INSTAT-it Shqiperia i ka shitur asaj vetem pergjate dy muajve te pare te vitit 2011 rreth 1.7 miliarde leke mallra kryesisht krom. Kriza japoneze ka prekur nje pjese te mire te vendeve te globit madje sipas perllogaritjeve paraprake mendohet qe ajo te ndikoje ne uljen me nje per qind te rritjes ekonomike boterore. Sitet ekonomike nderkombetare lajmerojne se mjaft fabrika jane shprehur te shqetesuara per mungesen e pjeseve te kembimit kryesisht te atyre te teknologjise se avancuar te cilat prodhohen ne fabrikat japoneze.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›