E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po tani pse gëzojne?

Shoqëria shqiptare u gdhi sot e shokuar nga një skenar imagjinar i një gruaje që me sa duket nuk ka kontrollin mbi veten e saj. Problemet e saj personale u bën  kombëtare dhe shoqëria u vu në provë për të reaguar ndaj një rasti të tillë makabër, të cilën deri dje në mesnatë nuk e përgënjeshtroi njeri. Ajo që ishte interesante në reagimet e djeshme, kishte të bënte me medien zyrtare. Ajo nuk reagoi fare, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Pjesa tjetër e medies u vu në ndjekje të ngjarjes derisa u zbulua që ishte një trill. Tani që të gjithë jemi të qetë dhe të qartë, po shikoj që po zgjohet nga gjumi media zyrtare e Berishës  dhe po tenton të bëj gjyq pse pjesa tjetër e medies  u shqetësua, biles disa nga urrejtja politike shkojnë deri tek kërkesa e llogarisë pse drejtuesit e opozitës i shkuan në shtëpi  zotit Rroshi pas atij lajmi.

Kjo pjesë e dytë e kësaj telenovele tragjiokomike, për nga ligësia dhe cinizmi i afrohet pjesës së parë të saj, asaj pjese që ne na tmerroi dhe këta njerëz i bëri të heshtnin. Biles kjo pjesë e tragjikomedisë së Kavajës, tregon sa të gatshëm janë këta njerëz të pushtetit për një krim të tillë, i cili fal zotit ska ndodhur . Ky reagim bashkon në një të vetme të dy komeditë e Çajupit edhe atë të Marigos që gënjeu për shtatzëninë, edhe atë të Doktor Adhamadhit që shikon si do komentojnë vdekjen e  tij të tjerët. Media zyrtare e kontrolluar nga Berisha dhe spitullaqet e tjera rrotull tij, duan të na thonë se heshtën ngaqë e dinin që ishte gënjeshtër, apo heshtën se nuk duan të vajtojnë për një tragjedi kur ajo i përket një familje opozitare?  Nuk  kemi dilema në këtë pikë. Kanë heshtur se u ka pëlqyer një tragjedi e mundëshme tek një familje opozitare. Turpi i tyre. Po së paku tani të vazhdojnë të heshtin. Le tua lënë dhimbjen atyre që e përjetuan dhe çlirimin atyre që u tmerruan nga kjo tragjikomedi shqiptare.

Tema

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›