E Diel, 1 Nëntor 2026

Po zgjidhim nje padrejtesi 68-vjecare Nga Sokol Olldashi



Si minister i kesaj mazhorance, si anetar i ketij kabineti, si sendertues, materializues i nje akti, ne konceptin tone madhor, te vendosjes se drejtesise ne vend, dua te them qe ne fillim dy gjera. Se pari, ndjehem krenar qe e kemi sjelle kete akt sot ketu, ndjehem krenar, sepse zgjidhim nje padrejtesi 68-vjecare, duke zgjidhur ne te njejten kohe edhe problemet e atyre qe kane hyre ne shtepite e pronareve te ligjshem dhe prej 68-vjetesh i zoterojne keto shtepi. Kemi sjelle nje zgjidhje qe eshte perfundimtare. Nuk eshte nje zgjidhje qe e sollem befas! Kemi qe ne vitin 2006 qe po punojme per kete zgjidhje. Kemi marre nga njesite e qeverisjes vendore, nga bashkite e vendit, shume prej tyre te drejtuara nga socialiste, listat e te gjithe qiramarresve ne shtepite e pronareve; kemi filluar te perpunojme kuadrin ligjor dhe administrative; kemi filluar qe nga viti 2009 te veme ne dispozicion te qiraxhinjve kredi me interes zero, si instrument nga i cili mund te perfitojne, te strehohen ne ate qe neser do te jete prone e tyre, dhe jo prone e tjeterkujt. Per te zgjidhur keshtu problemin e atyre qe kane qe nga viti 1944 qe presin t'u lirohet shtepia, por edhe problemin e atyre qe aktualisht banojne ne keto shtepi. Kemi sjelle nje zgjidhje te ligjshme, ne asnje pike ne konflikt me vendimet e gjykates Kushtetuese, pavaresisht se ish-kryetari i gjykates Kushtetuese te kohes, ka qene ne konflikt flagrant interesi, i kredituar nga qeveria socialiste, si banor ne shtepi ish-pronari. Megjithate, kemi respektuar vendimin e gjykates Kushtetuese dhe ky akt nuk konfliktohet ne asnje rrethane me te. Kemi respektuar dy parime baze kushtetuese. Parimin e te drejtes se prones, nje parim bazik per te gjitha kushtetutat e vendeve demokratike te planetit dhe parimin e sigurise juridike.

U kemi garantuar qiraxhinjve sigurine. U kemi vene ne dispozicion kredi me interes zero, nderkohe qe te gjithe qytetaret e thjeshte te vendit, jane te detyruar qe t'i adresohen bankave me nje interes qe varion nga 10 deri ne 12 per qind. Dhe, po te beni nje kalkulim, eshte nje vlere monetare qe e tejkalon vleren e apartamentit qe do te blejne, te cilen shteti ua fal. Ua fal dhe u jep mundesine qe te behen pronare te shtepive te tyre dhe jo shtepive te tjeterkujt. Kemi marre nje mase qe shkon ne favor te shtetit shqiptar, jo te qeverise shqiptare. Vetem tre vendime te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, per ceshtjet e shtepive te zena te pronareve te ligjshem, konkretisht rastet Beshiri, Treska dhe Vrioni, shteti shqiptar eshte denuar perkatesisht me 450, 74 dhe 126 mije euro. Ne tre raste, shteti shqiptar eshte penalizuar nga Gjykata Europiane ne nje vlere prej 650 mije euro. Projektojini tre rastet ne tre mije, sa eshte vlera. Sa eshte kosto qe shoqeria shqiptare duhet te paguaje per te mbajtur ne shtepite e pronareve te ligjshem, "nomenklaturen" e dikurshme te regjimit komunist?! Sa eshte kosto qe cdo qytetar shqiptar duhet te paguaje per te mbajtur ne shtepite e pronareve, biznesmenet e Partise Socialiste. Do t'ju jap raste:

Agron Papuli, biznesmen, pronar i ish-stabilimentit Mihal Duri, pronar fshatrash turistike, me investime ne te kater anet e Shqiperise, mban shtepine e pronarit dhe ju keni guximin dhe vini dhe thoni qe ky eshte hallexhi!!!

Spartak Melcka, biznesmen, me fshatra turistike dhe hotele, ka shtepi pronari, dhe ju keni guximin dhe thoni qe ky eshte nje "ditezi" qe nuk ka mundesi te strehohet dhe t'i liroje shtepine te zotit!!!

Dikush nga ju foli per njerzillekun. Do t'ju tregoj dicka. Ka qene nje biznesmen ne Durres qe quhej Aristidh Leka. E groposen deri ne fyt dhe, pasi i kishin marre gjithcka, i moren edhe unazen e marteses. Ne pallatin e Aristidh Lekes sot jeton Adriatik Muka, ish-kryetar dege, Basri Bedini, funksionar i larte i Ministrise se Brendshme, familja e Lilo Zenelit nje nder shefat e ministrise se Brendshme dhe xhelatet e diktatures, Qemal Klosi, (as Fatos Klosi nuk paska mundesi ta strehoje babane), Beshir Laci, Kryetar komiteti, Shemsi Spaho, zevendeskryetar dege, Shefki Hoxha, sekretar komiteti partie.

Ne shtepine e Erebarave ne Tirane, - Gezim Erebara vdiq pa e marre dot shtepine e tij - jeton familja e Bato Karafilit, njeri nga monstrat e sigurimit te shtetit.

Ne shtepine e familjes Krroqi jeton biznesmeni Sokol Muco Saliu dhe Muco Saliu, per ata qe s'e kane njohur, ka qene nje nga kryekriminelet e sigurimit te shtetit. I vdiq ne duar gjate torturave Ali Begeja. E hodhi kufomen nga dritarja e birucave dhe tha qe u vetevra. I biri eshte biznesmen, jeton prej 15-vjetesh ne Suedi dhe familja e Gjon Krroqit nuk e gezon dot shtepine e tij, sepse i biri i Muco Saliut i ka vene drynin dhe ka ikur prej 15-vjetesh. Dhe ju keni guximin dhe thoni qe te lirosh shpine e Gjon Krroqit nuk eshte njerezore?!?!

E veja e Gjylani Shehut jeton prej 15-vjetesh ne Kanada, por prej 15-vjetesh mban te mbyllur pronen e Xhaferr Viles, i cili nuk e gezon dot shtepine e tij, megjithese qiraxhiu eshte ne Kanada.

Ne rrugen Fortuzi, ne pronen e familjes Kondi apo Hatibi, qe ne 40 vjet mori emrin "Pallati i Gjeneraleve", nje e vetmuar me emrin Hariklla Korini mban kater dhoma te mbyllura. Po aty, Xhuxhi Bitraj, person i vetem mban 150 meter katrore dhe pronari nuk guxon te hyje dot atje. Dhe ju thoni qe kjo eshte drejtesi sociale?!?! Nje individ i vetem mund te mbaje 160m/2 prone te tjeter kujt, nderkohe qe nuk di nese shumica juaj e ka apo jo kaq siperfaqe banimi.

E njejta gje me Agim Kapaj jeton ne Itali prej 15-vjetesh, mban shtepine mbyllur. Idajet Elmazi kater dhoma nje ish-oficer sigurimi i vetem.

E njejta gje ne Durres me pronen e Llambi Martos. Djali ish-shefit te policise se Durresit, Rexhep Kajosha mban 6 dhoma nje njeri i vetem dhe pronaret e ligjshem duhet te presin pafundesisht??!

Dhe ju, ne vend qe te mbeshtesni nismen, nxisni ne fakt protestat e gjoja shoqates se qiraxhinjve. Po ke nxoret ne proteste?!

Familjen e Luan Babametos ish-minister; familjen e Rrahman Hankut ish-minister; familjen e Petro Dodes ish-kryetar i planit te shtetit, familjen e Prokop Murres ish- minister, familjen e Skender Kosoves hierark i sigurimit, familjen e Sotir Kocollarit; te bashkimeve profesionale, familjen e Kristo Themelkos, familjen e Koco Priftit kryetar i gjykates kunder krimineleve te luftes, familjen e Aleks Verlit, ish-minister; familjen e Pilo Peristerit, anetar i Byrose Politike; familjen e Sul Bahollit, sekretar i pare dhe minister; familjen e Vasil Nathanailit, ish-minister, qe rri ne shtepine e Jorgo Kllapit, nderkohe qe ky i fundit detyrohet te rrije ne Korce. Ka vilen ne mes te Tiranes, ia banon nje ish-minister i Enver Hoxhes dhe nuk jeton dot ketu, jeton ne magazina, ne Korce.

Kush eshte drejtesia sociale, kush eshte paqja sociale qe kerkoni ju?

Beme nje verifikim: nga 251 shtepi qe verifikuam, 93 prej tyre jane te kycura. Nuk jeton askush. Thjesht i mbajne mbyllur! Dhe ju cfare beni?! Ju nxirrni dy perfaqesues te pushtetit vendor qe dalin dhe iu thone pronareve te ligjshem te ketij vendi, faljani shtepite, pronen tuaj, qiraxhinjve. T'ju bej nje pyetje shume te thjeshte. Ky kryetari bashkise se Durresit, i cili ka ndertuar 15 pallate ne ate qytet, a i ka falur nje apartament te vetem dikujt? Atehere ky njeri qe ka ndertuar 15 pallate me cfare morali qytetar i drejtohet pronareve dhe i thote, faljani shtepite tuaja, faljani shtepite atyre qe ju groposen neper bodrume!

Mos hajdeni ketu te thoni brockulla per gjoja strategjine socialiste te pronave se nuk genjeni dot njeri. Mos hajdeni ketu e te beni sikur u keputet shpirti per pronaret se nuk genjeni dot askend syresh.

Ju jeni klasore dhe jeni vetem ne vijim te asaj qe kryetari juaj ka shpallur publikisht.

Sepse ka dy momente publike qe nuk i fshihni dot. Deklaraten e z Rama, i cili i pyetur ne 2007 nga Agim Toro, kryetari i shoqates se pronave, per strategjine qe do te ndiqte, iu pergjigj: "ti qerohu te partia jote".

Se dyti, deklaraten qe z. Rama beri gjate intervistes me gazetaren Mimoza Picari ne vitin 2009, "Pronat nuk jane prioriteti yne".

Ky eshte qendrimi qe keni ju dhe eshte ky qendrim eshte kryekeput klasor.

Na akuzoni per cinizem. Nuk po themi ne asnje rast qe keta qiraxhinj te dalin rrugeve. Ju urojme pleqeri te mbare te gjithe atyre qe jane te moshuar. Por ama duhet te vendosim drejtesine ne vend. Po u japim mundesi te blejne shtepite e tyre dhe shteti do t'u subvencionoje kredine. Nje mundesi qe nuk e kane pasur kurre, nje mundesi qe nuk ua dhate ju qe i konsideroni flete votimi te kuqe. Po u japim mundesi te blejne shtepi, te kene pronen e tyre dhe te lirojne pronen e tjetrit. Ky nuk eshte cinizem, por eshte pergjegjesi qeverisese ndaj nje kontingjenti te popullsise.

Ne nuk mund t'u themi qiraxhinjve "rrini sa te doni ne shtepite e pronareve" dhe pronareve t'u themi "vdisni ne bodrume duke pare pronat tuaja me dylbi".

Ju po vazhdoni te kerkoni luften e klasave. Nderkohe, ne po kthejme ne kete vend paqen sociale, paqen sociale mes dy grupimeve qe jane shume te pabarabarte.

Nuk mund te vije paqja mes dy grupimeve si status quo ku njeri te jetoje dhe te vdese ne bodrum dhe tjetri te gezoje pafundesisht nje prone qe nuk i perket.

Paqja sociale vjen kur secili merr ate qe i takon. Kur qiraxhinjte marrin mundesine per strehim dhe kur pronaret marrin pronen e tyre.

Dhe une i garantoj se pronaret do ta marrin pronen e tyre. Nuk do te kete asnje instrument qe t'i bllokoje. Nga data 1 nentor, Enti Kombetar i Banesave do te vere ne veprim te gjithe mekanizmat dhe instrumentet per zbatimin e aktit.

Pronaret te marrin ate qe e kane te tyren, qe e kane paguar me gjakun e familjareve te vdekur neper tortura e neper burgje. Ndersa qiraxhinjte, ata qe kane vertet nevoje per ndihme, do te marrin kredine e subvencionuar nga shteti. Secili do te shkoje ne shtepine e tij, por ne shtepine e tij dhe jo ne shtepine e tjetrit. Kjo eshte paqe sociale, kjo eshte drejtesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›