Zogizmi im... Nga Pandeli Majko
Ne shtyp ka dy dite qe po lexoj historine time si "zogist"...Kush me njeh, perfshi dhe zogistet, e dine qe nuk jam i tille! Ajo qe me vjen keq, eshte se ky debat po vjen brenda logjikes se lojes se Kryeministrit aktual me historine e Shqiperise dhe shqiptareve.
Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i mbretit Zog nga Shqiperia ishte akt juridik qe zyrtarizoi pushtimin e Shqiperise... Ironikja eshte qe kjo ishte thjesht nje perseritje e asaj qe kam thene edhe me pare! Duket se jemi ne nje situate te "re"...! Pas kesaj pashe, qe, sipas disave, i kisha dale ne mbrojtje me kete deklarate nje tradhtari, hajduti, vrasesi dhe ku dihet cfare tjeter...
Si te mos mjaftonte kjo, Kryeministri Berisha deklaroi se "i paska ardhur keq" qe une mund te behem "kurban" i mbreterise"!?
Ne vendin tone gabimet perseriten pasi nuk ka kujtese historike te ndertuar ne principe te qarta. Ajo qe ka ndodhur eshte "kokengrenia" dhe ndertimi i te vertetave te njeanshme, te cilat prodhojne keqperdorimin e politikes mbi faktet dhe historine.
Une nuk jam historian! Por, di qe Partia Demokratike e nisi rrugetimin e saj si "Noliste"...U vendos edhe nje bust i peshkopit patriot Fan Noli, per kete arsye, midis godines se Akademise se Shkencave. Sot ai bust eshte levizur!...
Shpresoj qe media ta kete ende ne arkiv mospranimin e familjes mbreterore dhe Leka Zogut ne aeroportin e Tiranes, kur ai u kthye ne vendlindje pas vitit 1992! Sigurisht, urdhrin per kete e dha dikush qe ka kthyer mendjen sot!...
Ne 1997, te gjitha partite politike, perfshire edhe republikanin Godo, ishin te pranishme per t'ia uruar mireseardhjen Leka Zogut ne Shqiperi ne nje nga sallat e hotel "Rognerit". Une isha aty me vendimin e Kryesise se PSSH per te perfaqesuar qendrimin miratues te saj. Ne ate takim mungonte vetem nje parti. Kjo ishte Partia Demokratike.
Kush e propozoi referendumin per monarkine si nje ceshtje ende e hapur ne tavolinen e partive ne 1997? Nje gje eshte e sigurt qe PD dhe presidenti i kohes ishin ne pozitat e atij qe "e pranoi" ate...
Mendoj se pavaresisht se cfare ndodhi pas zgjedhjeve te 1997-s me perplasjet perpara zyrave te KQZ-se, mes policise dhe turmes ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, cdokush qe kuptonte "lojen" politike te atehershme e dinte se kush ishte "mjeshtri" i ketij kurthi...
Ne 2002 dhe me pas ishte qeverisja socialiste ajo qe hapi dyert per familjen mbreterore dhe dhenien e nje statusi ligjor per te... Nuk kam degjuar "psheretima" nga askush ne ate kohe se po "rehabilitojme vrasesit apo kolaboracionistet"...
Dikush nga LSI paska deklaruar se eshte me Luigj Gurakuqin dhe jo me Zogun! Me sa di, anetare te kesaj partie mbanin nga krahu ne zbritjen nga avioni nenen mbretereshe ne 2002... Per te mos diskutuar pastaj faktin qe po bashkeqeverisin... me legalistet!
Ne kete histori tragjikomike ka nje lojtar te vjeter qe ben here "mbrojtesin" e here "sulmuesin". Ky eshte Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur "lart" figuren e Zogut ne te vertete absolute te historise shqiptare, do te zgjoje nervozizmin e shqiptareve, te cilet mendojne se 100 vjet shtet nuk eshte vetem kaq! Ai e di kete! Doktori dinak e di se kjo loje per "pronesine" e historise nxjerr te fituar sidomos ate. E lodhur nga qeverisja, pas 22-vjetesh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therese per PD-ne eshte se cfare profili partie eshte ky grupim njerezish qe qeverisin Shqiperine aktualisht?
Ambienti social i qeverisjes aktuale shqiptare eshte produkt i postkomunizmit dhe dyzimit te tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj te vertetave te historise shtetformuese te Shqiperise na fton te vazhdojme jeten e dyfishte, qe mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen e ngjizur nga nje kulture "konvertimi", e cila eshte bere virusi me domethenes i krizes se tranzicionit te shoqerise shqiptare. Kjo kulture eshte baza e nje imoraliteti politik qe te bente dje nga komunist ne demokrat dhe nga opozitar ne pushtetar sot, pa respektuar asnje kod etike apo vullnet politik te votuesve. Kulti i maskarait politik po kthehet aktualisht ne moral!
Une ia vleresoj "tekniken" politike Sali Berishes ndaj nuk dua te replikoj me askend tek zerat e shqetesuar per "zogizmin" tim... Qetesisht ftoj te ngrihet cilido ne nivelin e pjesemarresve te Konferences se Pezes dhe fondamenteve te nisjes se LANC-it ku legalistet ishin pjese integrale deri ne Shtabin e Pergjithshem te saj. Komunistet i pranuan legalistet si partnere, ndryshe nga Balli Kombetar, derisa ndodhi divorci i njohur. Partine Komuniste mund ta akuzosh per shume gjera, por ne bashkepunimin me kolaboracionistet ajo ka pasur me shume se "vije te kuqe"...
Ky debat i nisur ka kuptim! Ai padyshim do te ndjelle "korbat" e cdo ane, por padyshim ata nuk jane problemi, por rezultat i tij. Problemi qe ngacmon aktualisht ndergjegjen e cdo shqiptari eshte raporti me te verteten ne historine tone kombetare.
Une hyj tek njerezit qe refuzoj te pranoj qe ne 100 vjet shtet jemi drejtuar nga nje hajdut dhe kolaboracionist (!) dhe nga nje diktator i dyshuar per homoseksual(!)... Une besoj tek gjakftohtesia qe koha na keshillon te vleresojme me qetesi. Ahmet Zogut t'i jepet ajo qe i takon duke ia vleresuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhes po ashtu. Dhe pa dyshim edhe per cilindo tjeter neser, duke krijuar keshtu "simfonine" e munguar te historise sone kombetare dhe paqen me te kaluaren tone te perbashket...
Une nuk jam historian. Jam vetem nje njeri qe kujtoj se para zgjedhjeve te 2009 ne nje salle te mbushur plot me te rinj e te reja te FRESSH-it, ne Pallatin e Kongreseve, midis duartrokitjeve u deklarua se pjesemarres si i ftuar ishte edhe princi... nipi i Ahmet Zogut! Mua, nuk e fsheh, me jane mbushur syte. Nipi i armikut tone zyrtar te historise politike te vjeter dhe te re ishte aty.
Nje histori, qe vete miqte e mi te Legalitetit ma kane treguar vete, thote se ne vitet '60-te, kur Enver Hoxha prishi marredheniet me Bashkimin Sovjetik, legalistet ne emigracion u organizuan e dolen edhe me deklarime se, nese Shqiperia sulmohej, ata do te vinin dhe te beheshin "ushtare te Enver Hoxhes"...Kjo eshte padyshim vec gjuhe shqiptaresh.
Gabimet shqiptare te historise jane te lidhura me luften per pushtet. Aty shfaqen defekte dhe probleme, te cilat nxisin qeveritaret te bashkepunojne edhe me kundershtaret historike te shqiptareve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh!
Pervjetori i 100-te i shtetformimit ka nje vlere te madhe per te kuptuar nga vijme dhe ku jemi duke shkuar. Eshte e provuar jo vetem ne politike, por edhe me gjere se urrejtja krijon nje identitet me te qarte se sa universalizmi i dashurise. Une shpresoj tek e dyta dhe historia e shkruar jo nga politikanet.
Shpresoj qe teksti i saj te hedhe rrenje ngadale per te shpetuar brezat qe vine nga modeli i kokengrenies dhe papergjegjshmerise kombetare, te cilat nuk jane cilesi te shqiptareve, por padyshim te qeverisjeve te tyre.
Duke mirekuptuar cilindo qe ka mendim te ndryshem shpresoj se kur shikoni fotografine e dorezimit te kurores mbreterore te Shqiperise ne Rome per mbretin italian ju vjen padashur pyetja edhe inatcore - "Po pse ai mbreti 'hajdut' iku dhe nuk eshte ketu?!"... A duhej te rezistonte me shume? A duhej te vritej? A duhej... Pyetjet jane shume! Pergjigja ime eshte e thjeshte. Megjithate, ai nuk qendroi si kolaboracionist zyrtar per te na turperuar historikisht! Ahmet Zogu pavaresisht gjithe rezervave te mia ndaj veprimtarise se tij, ne ate moment kuptoi kohen dhe vendosi! Kjo nuk e ben hero, por padyshim nuk e ben ate as tradhtar!