E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i ri akademik, datat per te gjitha llojet e studimeve Luljeta Ndoka

Viti i ri akademik nis me 8 tetor 2012, ndersa perfundon me 30 shtator te vitit 2013. Keto data percaktohen ne udhezimin me te fundit te Ministrise se Arsimit dhe te Shkences, sipas te cilit verehet se ne sistemin universitar publik, nuk ka pushime te sezonit te veres. Ne kete dokument, i cili eshte firmosur pak dite me pare nga kreu i dikasterit te Arsimit, percaktohen edhe datat e tjera per lloje te ndryshme studimesh. Kesisoj, sipas udhezimit, ne sistemin e studimeve me kohe te pjesshme, si dhe ne ato te edukimit ne distance, viti akademik nis me 22 tetor 2012, dhe perfundon po me 30 shtator te vitit 2013, ashtu si edhe ne studimet me kohe te plote. Pika e trete e udhezimit thote se per studimet e ciklit te dyte “Master Profesional” dhe “Master Shkencor/Master i Arteve te Bukura, viti akademik nis me 8 tetor 2012 dhe perfundon me 30 shtator 2013. “Periudha 24 dhjetor 2012, deri me 4 janar 2013, te jete periudhe pushimesh per studentet”, percakton pika e kater e udhezimit, cka nenkupton se ne te gjitha llojet e programeve te studimit, mesimi pas vitit te ri nis me 4 janar, qe i bie dite e premte. Nga ana tjeter, udhezimi ngarkon institucionet publike te arsimit te larte qe, ne perfundim te regjistrimit te kandidateve fitues, te dergojne ne drejtorine e konvikteve listen e studenteve te regjistruar, sipas programeve te studimit dhe fakulteteve perkates. Udhezimi ngarkon gjithashtu Drejtorine e Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH, Agjencine Kombetare te Provimeve, si dhe institucionet publike te arsimit te larte qe te merren me zbatimin e urdhrit. Sipas ketij urdhri, i bie qe universitetet te dergojne ne konvikte me date 18 shtator listen me studentet e regjistruar. Edhe ne ndermarrjen nr. 1 te Trajtimit te Studenteve, edhe ne ate nr. 2 regjistrimet pritet qe te nisin pas dates 18 tetor. Ne konviktet e Qytetit Studenti, pergjithesisht regjistrohen studente te Universitetit te Arteve, te Universitetit te Tiranes, ndersa ne konviktin e inxhinierive, studentet e universitetit Politeknik. Por drejtues te dy konvikteve kryesore ne Tirane jane shprehur se, nese u teprojne vende, do te strehojne edhe studente te universiteteve te tjera. Aktualisht, “Qyteti Studenti” ka perfunduar ndarjen ne dhoma te studenteve qe vijojne studimet ne kryeqytet. Ata mund t’i gjejne emrat ne faqen e internetit te kesaj ndermarrjeje www.qytetistudenti.al, per te verifikuar se ne cfare dhome jane vendosur. “Qyteti Studenti” eshte nje sipermarrje me vetefinancim, por ne gjysmen e buxhetit subvencionohet nga qeveria per pagesat e energjise, ujit dhe pagat e punonjesve. Kushtet e jeteses jane optimale, ndersa donatoret vendas dhe te huaj jane gjithnje te nevojshem per te mbeshtetur investime te reja ne kete qytet.

Vendimi, do te pranohen 28 mije maturante

Kuota totale e pranimeve ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte per studimet e ciklit te pare me kohe te plote ne vitin akademik 2012- 2013 eshte planifikuar te jene 27 647 studente. “Rreth 70 per qind e maturanteve perfitojne vende studimi me kohe te plote ne universitetet publike”, ben me dije Ministria e Arsimit. Keshtu, kuotat e pranimeve ne studimet Bachelor ne universitetet publike rriten 10 per qind ne krahasim me vitin akademik 2011-2012. Universitetet publike ofrojne rreth 300 programe studimi. Struktura dhe dinamika e pranimeve qe propozohet per vitin akademik 2012-2013 i jep prioritet degeve afer tregut te punes qe jane te orientuara ne IT, shkencat teknike dhe shkencat natyrore. Rreth 1/3 e numrit te kuotave i perkasin IT, shkencave teknike, matematikes dhe fizikes. Kuotat ne keto dege kane pesuar edhe rritjen me te madhe 16 -20 per qind. Vetem ne Teknologjine e Informacionit dhe fushat e lidhura me te, planifikohen te pranohen rreth 4700 studente ose rreth 17 per qind te numrit total te kuotave te reja. Kjo, sipas Ministrise se Arsimit, i sherben drejtperdrejt pergatitjes se burimeve njerezore te mjaftueshme per zhvillimin e Shqiperise Digjitale.

Cregjistrimi

Si te veproni, nese sistemi merite-preference ju ndryshon degen

Ata kandidate qe ne listen per regjistrimin perfundimtar do te jene fitues ne nje program studimi tjeter nga ai i regjistrimit paraprak, duhet te bejne patjeter cregjistrimin nga programi i studimit ku kane bere regjistrimin paraprak dhe te regjistrohen aty ku jane shpallur fitues per fazen e dyte. Keshtu, ata duhet te terheqin dosjen me dokumentet dhe ta dergojne ne programin e ri te studimit qe ka preferencen me te larte, pikerisht duke bere qe maturantet t’i afrohen endrres se tyre per te studiuar ne dege sa me te mire dhe afer tregut te punes. “Nese nuk e beni regjistrimin perfundimtar, ju e humbisni te drejten per te vazhduar shkollen e larte”, - verejne specialistet e MASH. Sipas udhezimit per procedurat e pranimit te kandidateve, ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote, per vitin akademik 2012-2013, te publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, mesohet se ai do behet sipas listave emerore te renditura nga Agjencia Kombetare e Provimeve (AKP), prane MASH. Gjithashtu, udhezimi percakton, se AKP do te dergoje ne MASH brenda dates 18 shtator 2012, listat paraprake te kandidateve fitues, te ndare sipas programeve te studimit perkates, te renditur sipas rendit zbrites te pikeve dhe te preferences me te larte te kerkuar prej tyre ne formularin A2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›