FNSH dhe “Shqiponja” zbarkojnë në Tapizë e Nikel, dyshohen se fshihen persona me të shkuar kriminale

Forca të shumta të Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponja kanë zbarkuar në Nikël dhe Tapizë, këtë të shtunë (8 korrik).
Ashtu si dhe ditën e djeshme, ku dhe u shoqëruan disa persona, aksioni po vijon në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim.
Siç njofton korrespondenti i RTSH-së në Fushë-Krujë, janë afro 100 efektivë të FNSH-së e “Shqiponja” në aksionin që ka nisur rreth orës pesë të mëngjesit dhe kontrollet janë përqëdruar në disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen presona me të shkuar kriminale.
Gazetare: Melisa Shameti
/rtsh/