E Diel, 1 Nëntor 2026

Podesta loboi për qeverinë gjatë zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë: Është si historia e Florida-s

Qeveria dhe Partia Demokratike kanë përdorur kompaninë amerikane Podesta, por edhe Patton Boggs, për të lobuar për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Tiranë. Lajmin e bën të ditur gazeta Shqip. Ajo ka zbuluar disa dokumente, të cilat punonjës të kompanisë ia dërgojnë qendrës në SHBA mbi ecurinë e zgjedhjeve lokale të 8 majit, duke bërë të qartë se në Shqipëri po ndodh ajo që ndodhi në Florida në vitin 2000. E gjithë makina shtetërore është vënë në shërbim të kompanive lobuese, kjo vetëm e Podesta, por dhe te Patton Boggs.

Ju kujtojmë se zgjedhjet presidenciale në vitin 2000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u vunë në dyshim për disa ditë për shkak të rezultatit të ngushtë dhe të diskutueshëm të votave në Florida, ku u filmuan numëruesit e votave duke debatuar dhe analizuar votat pezull. Dhe procesi i Tiranës është mbajtur nën vëzhgim nga afër nga monitoruesit ndërkombëtarë, ata po bëjnë thirrje për durim dhe zbatimin e procesit, thuhet në një e-mail që shkëmbehet nga punonjësit e Podesta.

Grupi Podesta vetëm gjatë vitit 2011 nga lobimet e bëra për qeveritë e ndryshime ka përfituar shumën prej 4.769.716 USD.

Prej vitesh qeveria e djathtë ka kontraktuar Podestën dhe Patton Boggs për ti bërë avokatinë në Senatin Amerikan dhe në DASH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›