E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podgoricë, 12 vjetburg shqiptarit, vraune 1990 në SHBA

PODGORICE- Një shqiptar i Malit të Zi, i cili dyshohet se ka kryer vrasje edhe në vendin tonë është dënuar nga Gjykata në Podgorice me 12 vjet burg për vrasjen e një gruaje në Nju Jork 20 vite më parë. Në atë kohë, Smajl Tulja, punonte si shofer Taksie në Amerikë. 69 Vjecari Smajl Tulja, ishte deklaruar i pafajshëm për këtë akuze, por gjykata pas disa viteve hetime e gjykimi arriti në përfundim se ishte pikërisht Tulja autori i ngjarjes. Gjykatësja Dragica Vukovic, deklaroi se nuk kishte asnjë dyshim se 69 vjecari ishte fajtor për ngjarjen e rënde ku humbi jetën emigrantja nga ish Jugosllavia që jetonte në Nju Jork.
Ai e kishte goditur viktimën në kokë me një objekt të fortë dhe më pas e kishte copëtuar atë.
Në Shqipëri Smalj Tulja dyshohet se ishte autori masakrimit të një vajze në Zall-Herr të Tiranës, por vrasja nuk u arrit të zbardhej asnjëherë. Nuk dihet sesa vite kishte jetuar i dyshuari si serial killer në Shqipëri por në atë kohë policia pohonte se në vendin tonë ai dyshohej se kishte kryer edhe katër krime të tjera. Pas vrasjeve në seri, Tulja ishtë zhvendosur në Podgoricë, ku jetonte i vetëm.
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›