E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat serbë sulmojnë faqen e Ministrisë së Financave

TIRANE- Hakerat serbë sulmonjë faqen zyrtare online të Ministrisë shqiptare të Financave.

Në faqen, kur më përpara jepeshin informacionet e fundit të aktiviteteve që kryente kjo ministri në orën 13. 05 minuta ishte një fushë e bardhë me një mbishkrim të hakerave serbë ku lexohet se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se faqja është hakeruar nga forcat e hakerave serbë.

Sulmi i hakerave serbë duket se është një kundërpërgjigje ndaj sulmit që hakerat kosovarë i kishin bërë faqes online të radio televizionit serb.

Programatorët e websiteve thonë se faqja e ministrisë është mbështetur në një script falas, versioni i të cilës nuk është përditësuar që nga fundi i vitit 2004, cka ka bërë më të lehtë sulmin e hakerave serbë.
Pak kohë më parë hakerat serbë sulmuan faqen zyrtare të Presidentit të Republikës Bamir Topi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›