E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bllokimi i ligjeve në parlament cenon integrimin”

Ambasadori spanjoll, Montobio

Ambasadori spanjoll në Tiranë Manuel Montobio u shpreh dje se politika shqiptare duhet të arrijë mirëkuptimin për reformat dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Duke marrë shkas nga vendimi më i fundit i opozitës së Edi Ramës, për të bllokuar punën e parlamentit dhe mbajtjen peng të disa prej ligjeve të rëndësishme, diplomati spanjoll thotë se vazhdimi i kësaj situate rrezikon aspiratat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Montobio, vendi i të cilit sapo i kaloi stafetën e presidencës evropian të Belgjikës, e cilësoi gjendjen politike në Shqipëri, të vështirë dhe se nevojitet kapërcimi i menjëhershëm i saj.
“Presidenca spanjolle kaloi një situatë të vështirë për shkak se në Shqipëri ishte dhe ka një situatë të vështirë politike të cilën dëshirojmë që ta superoni. Kjo duhet të ndodhë mbi të gjitha për interesin e Shqipërisë, por dhe për shkak të pasojave që mund të ketë në integrimin europian. Miqtë e vërtetë janë ata që t’i thonë gjërat në sy siç ndodhin dhe i shohin dhe kjo është ajo që kemi bërë në gjatë presidencës tonë në Shqipëri”, tha Montobio. Ambasadori spanjoll në vendin tonë ka inkurajuar gjithashtu se politika duhet t’i japë fund mosmarrëveshjeve, për të nisur kështu një dimension të ri bashkëpunimi për hir të reformave dhe integrimit. Montobio i bëri këto komente pas një takimi të zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Ilir Meta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›