Podgoricë: Mali i Zi nuk i ka marrë tokë Kosovës
PODGORICE- Ministria e Brendshme e Malit të Zi thotë se ky vend asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale kundër shteteve fqinje, por me siguri se nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të tij.
Këto komente u bënë pas raporteve për protesta të banorëve të disa fshatrave të komunës së Pejës, për shkak të vendosjes së shenjave lajmëruese në vijën kufitare ndërmjet Malit të Zi e Kosovës dhe rrjedhimisht, për shkak të hyrjes në territor brenda Kosovës.
Autoritetet e Malit të Zi thonë se këto janë shenja të lajmërimeve dhe jo shenja kufitare.
Banorët e fshatrave të Pejës, siç kanë raportuar mediat, kanë shprehur pakënaqësi për shkak se policia kufitare e Malit të Zi u ndalon hyrjen në pasuritë e tyre në rripin kufitar.
Ministri i Jashtëm Millan Roçen, deklaroi dje se Mali i Zi nuk dëshiron ta politizoj çështjen e kufirit me Kosovën.
(s.g/Telegrafi/BalkanWeb)