Tërhiqet djali i Sarkozyt

Djali i Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozy, u zgjodh anëtar i bordit të distriktit kryesor të biznesit, pasi tërhoqi kandidaturën për të kryesuar këtë agjenci për shkak të akuzave për nepotizëm.
23 vjeçari Jean Sarkozy njoftoi dje se nuk do të konkurronte për postin e kryetarit të EPAD-it që menaxhon lagjen "La Defense" të grataçelave në perëndim të Parisit, ku kanë zyrat firmat kryesore të Francës.
Udhëheqësit e opozitës thanë se studenti i vitit të dytë të shkollës juridike nuk ka përvojë për këtë post dhe akuzuan Presidentin Sarkozy për nepotizëm.
Zoti Sarkozi ishte kryetar i EPAD-it deri sa u zgjodh president në vitin 2007.
Më shumë se 50 mijë qytetarë nënshkruan një peticion në Internet në të cilin i kërkonin Jean Sarkozyt të tërhiqte kandidaturën për atë post.
Presidenti Sarkozy u shpreh në faqen e tij në Facebook se i biri mori një vendim të zgjuar dhe kurajoz dhe se është krenar për të. /voa/