Kinë, të paktën 1,4 milion të evakuar nga përmbytjet
Njoftimi u bë sot nga media zyrtare, e cila theksoi se përmbytjet e disa ditëve më parë kanë shkaktuar të paktën 88 të vdekur. Sipas të përditshmes “China Daily”, më shumë se 1,4 milionë persona që jetojnë në brigjet e lumenjve u evakuan si masë paraprake.
“Lumi i dytë në Kinë, Riviera e Perlave, kaloi sot nivelin e alarmit”, theksoi Zhang Zhitong, drejtor i Zyrës së Kontrollit të përmbytjeve dhe luftës kundër thatësirës. Të paktën 88 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës sipasojë e shirave të rrëmbyeshëm në jug të Kinës.