Podgoricë, partitë opozitare në protestë kundër njohjes së Kosovës
PODGORICE-Në Mal të Zi partitë opozitare do të organizojnë sot një protestë kundër kundër vendimit të qeverisë për njohjen e Kosovës. Përmes protestës ata do i kërkojnë qeverisë që ta tërheqë këtë vendim, që sipas përfaqësuesve të këtyre partive nuk mbështetet në vullnetin e qytetarëve.
Drejtori politik i Partisë Social-Demokrate Predrag Sekulic u shpreh për agjensinë e lajmeve Mina se “Pushteti nuk merret e as humbet në rrugë. Opozita nuk ka mandat të qytetarëve të Malit të Zi që të kërkojë çfarëdo qoftë".
Qeveria e Malit të Zi dhe e Maqedonisë njohën pavarësinë e Kosovës pak ditë më parë. Menjëherë pas vendimit Beogradi reagoi ashpër duke i shpallur “non grata” ambasadorët e dy vendeve.
Kryeministri serb, Cventkovic tha të shtunën në mbrëmje se pavarësisht vendimit, Serbia nuk do të ndërpriste marrëdhëniet ekonomiko-tregtare me dy vendet. Ai shtoi se “lëvizja diplomatike” ishte e mjaftueshme, dhe se qytetarët e të dy vendeve nuk do të duhet të vuanin nga vendimi për njohjen e Kosovës
(s.g/BalkanWeb)