Podolski, mungesë kundër Interit

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Lukas Podolski, nuk do të jetë në formacionin që do të ndeshet me Interin, të marten në Mynih, për javën e 6-të grupit B të Ligës së Kampioneve, bëri të ditur të hënën trajneri Feliks Magath. "Mendoj se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen, - deklaroi Magathi. - Lukasi është dëmtuar të dielën gjatë stërvitjes dhe ka problem në këmbë". Sulmuesi nisi stërvitjen javën e kaluar, pas katër javëve jashtë fushave të lojës për një dëmtim në kavilje.