Barcelona... vjen çasti i së vërtetës

Nga Altin B. Kodra
Katalanët, 90 minuta larg parajsës... ose ferrit.Fitorja me Verderin, një zgjedhje e kushtëzuar
Është e kuptueshme se ndeshja e ndeshja e fundit e fazës së ndeshjeve në grupe për Barcelonën, përballë Verder Bremenit, është cilësuar si një sfidë "për jetë a vdekje". Fitore ose eliminim; ky është realiteti i zymtë me të cilin përballet Barcelona. Asnjë fituese në fuqi e Ligës së Kampioneve, në formatin aktual të saj, nuk është shkurorëzuar që në fazën e ndeshjeve në grupe, rrezikohet humbja e të ardhurave të konsiderueshme, që mbart kalimi në 16-shen e fundit të kësaj veprimtarie dhe, përvec të tjerash, Barca e dëshiron keqas suksesin në veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të Evropës, edhe për arsye se rivalja e saj e përjetshme, Reali i Madridit, gëzon statusin e nëntë herë kampiones së Evropës, një rekord ky më vete. Kështu që është e pamundur të thuash se eliminimi, që në dhjetor, nga Liga e Kampioneve, do të ishte gjithcka tjetër vecse e dhimbshme, e kushtueshme dhe e turpshme për kampionen në fuqi të Spanjës. Dhe kjo vlen pavarësisht faktit se edhe dështimi do ta linte Barcelonën në luftë për trofeun e Kupës së Botës për Klubet, për atë të kampionatit spanjoll dhe atë Kupës së Mbretit (Kupës së Spanjës. Fitimi i dy prej këtyre trofeve do të nënkuptonte një sezon historik me 3 trofe të fituara (pasi skuadra e trajnerit Rajkard e ka fituar tashmë Superkupën e Spanjës). Fitimi i të tre trofeve do të nënkuptonte një nga sezonet më të mira të Barcelonës në historinë e saj 106-vjecare. Por, vazhdimësia në Ligën e Kampioneve do t'i jepte jetë katalanëve në vitin 2007. Por, si ndodhi që kampionia e plotfuqishme e Evropës e gjen veten tashmë veten në një gjendje kaq të pakëndshme në Ligën e Kampioneve? Për ta kuptuar më mirë këtë, lipset që të merret parasysh edhe ajo që ka ndodhur këto muajt e fundit. Së pari, është ndikimi i asaj faze përgatitore të lodhshme, që vijoi pas Botërorit të Gjermanisë dhe që zuri fill në Danimarkë, përpara se të vazhdonte në Meksikë, nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më pas në Spanjë, duke u mbyllur në Monte Karlo. Barca ka qenë në krye, ose aty afër, në kampionatin spanjoll, fitoi Superkupën e Spanjës dhe u mund nga Sevilja në Superkupën e Evropës, cka është padyshim rraskapitëse. Disa nga lojtarët e skuadrës së Rajkardit patën paralajmëruar hapur gjatë verës dhe në fillim të sezonit se ata do të paguanin për problemet e kondicionit fizik, që erdhën nga një fazë e pamjaftueshme përgatitore parasezonale, që u pasua nga udhëtime të gjata ndërkontinentale, ndryshime të orës dhe katër ndeshje promocionale, ku yje të tillë si Ronaldinjo, luajtën pa marrë parasysh në ishin në nivelin e duhur të formës fizike. "Përgatitjet parasezonale nuk ishin ashtu sic ishte e nevojshme, - thotë mbrojtësi Rafael Márkez. - Kishim shumë fluturime, shumë ndeshje dhe shumë pak orë pushim për ne që po punonim fort për të arritur maksimumin e nivelit tonë fizik." Dhe ai nuk është i vetmi te Barcelona që ka këtë mendim. "Disa nga ne kanë fjetur vetëm 3 a 4 orë në natë, për shkak të ndërrimit të shpeshtë të orës, dhe këtë e arrita vetëm pasi vendosa të pi valium", - konfirmon sulmuesi kamerunas, Samuel Eto'o. Dhe, këto javët e fundit, portieri Víktor Valdés, pohoi: "Mbase faza jonë përgatitore parasezonale ishte gjithcka përvecse e përshtatshme, nëse arritja e formës dhe kondicionit fizik ishin objektivat tona". Gjendja mjaft e kënaqshme ekonomike e Barcelonës, që nga koha kur president i klubit u zgjodh Joan Laporta, mbart mbi vete edhe një sërë detyrimesh komerciale, ashtu sikundër bën edhe vendimi, që gjithsesi duhet përshëndetur, për të hequr dorë nga të ardhura të majme nga kontratat për emrin e një kompanie në fanellë, dhe për të adoptuar logo e UNICEF-it. Por, mundësia për të marrë një vendim kaq vizionar dhe për të gjetur paratë për të blerë dhe paguar lojtarët, duhet ta ketë diku burimin. "Martesa" midis suksesit në fushën e blertë dhe suksesit jashtë saj, ka përbërë sfidën kryesore të Barcelonës këtë sezon. Po kështu, është e vërtetë se shumica e programimit të Barcelonës kishte për synim që skuadra të arrinte kulmin në dhjetor, duke vijuar me përgatitje të mëtejshme gjatë pushimit të shkurtër dimëror të kampionatit spanjoll. Duke u zhvendosur nga aspekti fiskal në atë fizik, është e qartë se edhe dëmtimet i dhanë rivalëve të Barclonës në grupin A të Ligës së Kampioneve, një epërsi të konsiderueshme. Dhe dëmtimi në gju i Samuel Eto'osë do ta prishte gjithsesi dimrin e Barcelonës. Këtë herë, statistikat tregojnë rëndësinë e madhe që ky lojtar ka për skuadrën katalan, sepse Eto'o ka shënuar 67 gola gjatë dy sezoneve dhe 6 ndeshjeve që ka luajtur që nga koha kur ka ardhur në "Camp Nou". Sezonin e shkuar, ai shënoi ato gola të cmuar në 3 nga katër ndeshjet eliminatore të Barcelonës në fazën finale të Ligës së Kampioneve, kundër Celsit, Benfikës dhe Arsenalit. Kamerunasi nuk ka qenë asnjëherë në skuadrën humbëse të Ligës së Kampioneve, gjatë të cilave ai ka shënuar për Barcelonën dhe, me 11 gola në 20 ndeshje, ai ka pësuar vetëm një humbje me klubin e tij aktual, atë kundër Celsit. Dhe, pas gjashtë ndeshjesh kundër Celsit në këto 3 sezonet e fundit në Evropë, Barca nuk ka arritur ta mposhtë kryesuesen aktuale të grupit A, pa ndihmën e Eto'osë, i cili ka shënuar gjithnjë golin e fitores. Dhe, duke qenë se Lionel Mesi dhe Havier Saviola janë të dëmtuar afatgjatë, dhe disa lojtarë të tjerë po vuajnë për të gjetur formën dhe kondicionin e nevojshëm fizik, Ronaldinjos i ka mbetur mbi supe barra e shënimit të golave. Të paktën në kampionatin spanjoll. Dhjetë golat që ai ka shënuar brenda këtyre 12 javëve jo vetëm që e kanë bërë atë golashënuesin më të mirë të kampionatit spanjoll, por edhe përbëjnë kulmin e karrierës së tij në këtë fazë. Gjithsesi, edhe vetë Ronaldinjo ka vuajtur për të arritur kondicionin e duhur fizik. "Kam punuar shumë, shumë fort dhe vetëm tani po korr frytet e asaj pune", - pohoi braziliani, duke folur për programin e tij të vecantë stërvitore, kryesisht në sallën e forcës, pak pasi kishte shënuar atë gol të mrekullueshëm me rrofeshjatë në fitoren kundër Vijarealin. Gjithsesi, në ndeshjen e pestë në grupe sezonin e shkuar të Ligës së Kampioneve, Brazilian kishte shënuar pesë gola për skuadrën e Barcelonës, kurse këtë sezon, vetëm një. Shifrat janë më domethënëse se cdo koment tjetër. Të tilla janë kërkesat e mëdha mbi një klub që i përket planetit, sic është Barcelona, apo mbi lojtarë si Ronaldinjo, Eto'o dhe trajnerin Frenk Rajkard. Përmbush detyrimet komerciale, përballu me gjendjen fizike, rrit profilin individual dhe atë të klubit, ushqe shtypin e pangopur, shmang dëmtimet gjymtuese dhe shuaj urinë e skuadrës. Ah, po, qëndro në të pesta veprimtaritë ku merr pjesë, aq sa duhet, që në fund të sezonit t'i fitosh ato. Nëse po pyesni veten se pse gjërat në grupin A tasgmë varen në fije të perit për kampionët e Evropës, përgjigjet duhet t'i keni marrë deri më tani.