Podolski synon titullin me Gjermaninë

Sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski ka theksuar se finalisti i Euro 2008 synon të fitojë titullin në garën e vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.
Skuadra e Joachim Loewit gjendet në krye të Grupit A të fushatës kualifikuese për Euro 2012 me 27 pikë nga nëntë ndeshje.
“Synimi ynë është të fitojmë titullin në Kampionatin evropian vitin e ardhshëm. Ne duam të shkojmë deri në fund pasi kemi qenë shumë afër në garat e kaluara”, tha Podolski për Sport1.