E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney mund të mbetet rezervist

Selektori i Anglisë, Fabio Capello, ka paralajmëruar Wayne Rooneyn se nuk e ka të sigurt statusin e titullarit pas përjashtimit të tij në ndeshjen e tyre të fundit në fushatën kualifikuese për Euro 2012.

Rooney u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 2-2 me Anglinë dhe si rezultat do të mungojë në takimet e para të garës së vitit të ardhshëm në Ukrainë dhe Poloni.

“Mund ta lë jashtë Rooneyn. Nëse të tjerët janë të mirë, ata do të luajnë. Gjithmonë kam vendosur se kush është futbollisti më i mirë për momentin”, tha Capello për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›