E Diel, 1 Nëntor 2026

Podrimja, ne javen e pare te pavdekesise Nga Visar Zhiti

1- Nje jave me pare ishim ne Prishtine per t'i dhene lamtumiren e fundit poetit tone, Ali Podrimja. Teksa hidhnim grushtet me dhe ne varrin e porsahapur, kori i burrave te Gjakoves, ku dhe ka lindur poeti yne, kendoi pikellueshem nje elegji qiellore, shqiptare e gjitha, aq sa dhe kurorat e luleve dukej sikur po pikonin lot. Nderkaq, na u pershfaq arkemorti i erret, i mbuluar me Flamurin Kombetar ne sallen e Akademise se Shkencave dhe Arteve te Prishtines, kur po beheshin homazhet nga qytetare te shumte te ardhur dhe nga larg, miq te Poetit, akademike, studente, shtetare te larte, ministra dhe nga Tirana - ai i Kultures, Aldo Bumci, dhe i Puneve te Jashtme, Edmond Panariti, parlamentare, kryeparlamentare etj., teksa kuarteti i harqeve nga Tirana, sipas nje amaneti te hershem, luante requime dhe zeri kumbues i aktorit Cun Lajci lexonte dhe lexonte poezi nga eposi modern i Ali Podrimjes.

2- E paharrueshme ate dite ne Prishtine ishte vete rruga. Te njohur, te panjohur ngushellonin njeri-tjetrin per Poetin qe ishte shuar befas ne France, ne festivalin tradicional te poezise ne Lodeve, buze nje pylli. Podrimja kishte nder duar ca fije bari e gjethe, te fundit dhe te vetmet qe i mori tokes duke i dhene aq shume. Njerezit keshtu po ndanin dhembjen se bashku, poezia i kishte bashkuar, e ndjenin poetin me fort te vetin dhe veten te poetit.

Ato dite sms-te, mesazhet elektronike sikur e mbushnin ajrin me psheretima. Si shume te tjere edhe une kam marre ngushellime nga me befasueset, p.sh., nga nje polic rrugor nga Hasi, por dhe nga titullari i ambasades tone ne Londer, nga nje poet polak, nga perkthyesit e Podrimjes ne greqisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht, kam marre mesazhe lexuesish edhe nga Zvicra, Amerika, nga fqinjet e Podrimjes, gazetare, juriste, profesore, etj.

Dhe pastaj po vershonin poezite per te, nga gjithandej, u mbushen faqe gazetash ne Prishtine dhe ne Tirane, nga arbereshet, nga Cameria, nga Maqedonia, Mali i Zi, prej poeteve me te shquar atje, duke e pare Podrimjen si investitor te zjarrit prometean, shkruanin nga pertej oqeanit, edhe nga ata qe nuk e kishin njohur apo nuk e kishin pare ndonjehere. Nje antologji e re per mjeshtrin e antologjive, qe do te ishte mire te botoheshin tani, se me 28 gusht eshte datelindja e Tij, kur do te mbushte 70 vjec. Te gjithe donim te pakesonim vdekjen e Podrimjes, por ne fakt ishte Podrimja qe edhe i vdekur po sillte force jete, mendim siperan jete dhe pertej zise po shpaloseshin vezullueshem vlera njerezore si dhembja e perzier me krenari, perkushtimi qytetar, nderimi per tjetrin, qe rindezur poetikisht emocioni i atdhedashurise, qe ndodh te duket ndonjehere nga ndoca, si nje liber arkaik muzeu, por qe me Podrimjen kishte kohe qe i ngjante bukes se mire.

3- Ali Podrimja eshte poeti ballkanas qe me bukur se kushdo - si nje Naim - fatin kolektiv e beri kenge te veten dhe brengat e veta, goditjet qe i dha fati, i universalizoi. Me lekuren e vet, sic thote ne nje poezi, arnoi lekuren e atdheut. Eshte poeti me instiktiv qe kemi, spontan dhe sfidues i se perkryerjes teorike duke mbetur vetem i natyrshem, duke e bere poezine natyre, pra perkryerje. Aq sa parake, po kaq dhe moderne. Askush si Ai nuk i bashkoi keto skaje. Thirri si poet qysh i ri, u be kushtrimtar. Dhe zerin e Tij e vuri ne gojen e fisit, te popullit. Donte lirine te ishte si e ererave, e ujerave, ku dallget e joshnin si perqafimet, si e gjakut kur del nga plaga, lirine, e cila nga e eger, te ishte madherim i arsyes dhe i deshirave, por qe te egrit e shekullit XX ia kishin shkelur ato duke e shnderruar ne liri te se keqes dhe te dhunes.

Prandaj dhe ai u rreshtua me levizjen letrare qe do te njihet me emrin "Vox", e cila ngriti krye per te nxjerre letersine nga kthetrat e realizmit socialist, ndersa me vone do te shkruante dhe Himnin e UCK-se duke qene vete pjesetar i nje UCK-je tjeter, asaj kulturore, pa vetedijen e se ciles nuk mund te arrihej ajo qe u arrit, te mblidheshin ushtrite e botes se perparuar per t'i dhene Kosoves lirine dhe pavaresine.

4- Presidenti i pare i Kosoves, Gandi i Ballkanit, Ibrahim Rugova, mik me Poetin, qe i kushtoi dhe nje poezi, zbuloi ne vargjet e tij pajtueshmerine e idealitetit me realitetin, qe kur nuk perputhen ne jete, lindin tragjiken. Poezia e Podrimjes, sipas tij, eshte "rrefim i pambyllur", qe vazhdon ne ardhmeri.

Podrimja eshte poet i mungesave qe duhen permbushur, te atyre qe duan shpirt dhe drejtesi. Pikerisht per kete ai ndihej si vendi i tij, pa gjysmen.

Nderkaq poezia e Podrimjes dikur, ashtu si Ai vete, mezi futeshin ketej kufirit, rralle dhe pak. Andej kufirit ishte e veshtire te ishe shqiptar, ketej ishte e veshtire te ishe njeri. Kujtoj se si dikur lexonim ilegalisht librin e Tij "Hija e Tokes" dhe c'gjenim nga Kosova i kalonim dore me dore, pa e ditur se si qene arratisur per ketej. Se kur i botonin ketu, per qellime te tjera, ishin tejet te masakruara nga ata qe burgosnin poete edhe per fajin pse kishin lexuar poezi nga Kosova, ku Podrimja ishte maje e vecante, hijerende dhe madheshtore, me bore dhe drite marramendese, qe i bashkohej qiellit, perendive tona. Dhe e kuptuam se edhe shqiptaret dine ta bejne poezine e madhe pertej metodes vrastare te socrealizmit.

5- Kur ra perandoria komuniste dhe diktatura ne Shqiperi, Ali Podrimja po vinte shpesh e me shpesh ne Tirane, Shkoder, Durres, Sarande, Butrint, Berat, Lezhe, kudo, ne panaire librash, ne perurime veprash apo thjesht vinte dhe - bashke me lirine - shihte se ketu shtoheshin dhe librat e tij, lexuesit e tij, miqte. Tekstet e Tij u bene literature shkollore.

Ali Podrimja ishte shnderruar tashme ne embleme te kombit duke qene dhe poeti shqiptar me i perkthyeri ne bote.

E pashe se pari ne nje takim ne Gostivar, rreth 20 vjet me pare, me i thjeshti dhe me i natyrshmi, sportiv, kur po shkonim te vizitonim rrenojat ku besohej se kishte qene shtepia e nenes se Skenderbeut dhe ai ne nje cope leter shkroi poezine per vajtojsat e Rekes, te cilat vetem te dielen qanin shqip. Ne fakt ishte elegjia e Podrimjes per tkurrjen e atdheut. Pastaj vizituam nje tempull feje. Arkitekture moderne. Aní, bukur fort, tha Aliu, ta gezoni, tani te beni dhe nje biblioteke keshtu. Tek ai ishte e fuqishme feja e dijes.

6- Per here te fundit e pashe ne Prizren, para nja 20 ditesh. Kishte ardhur me mikun e tij gazetarin Smajl Smaka dhe me zv.ministrin e Kultures, Ajdin Abazi. Prape Aliu me i thjeshti nder ne dhe me i natyrshmi. Pasi mbaroi diskutimin e Tij, me ze te ngrohte dhe familjar, kerkoi te lexonte dhe nje poezi, qe dukej sikur dilte jashte asaj veprimtarie, si trill. Poezi per aktorin Bekim Fehmiu. Por ishim ne Prizrenin e tij, ne kryevendin. Vizituam dhe Shtepine e Lidhjes. Aliu dinte te bashkonte dhe te nderonte.

Kujtuam Saranden, takimin e pakmeparshem te poeteve joniane. Ne Butrint, Podrimja ne Portat e Eneut, si nje dardan modern.

Sa here bunte ne Tirane, sillte gjithmone libra nga Kosova, me shume te te tjereve, sidomos te deshmoreve, per te na i dhuruar dhe kerkonte te takonte miqte kudo, ne kafene, ne shtepi, ne holle, donte Fatos Arapin dhe Xhevahir Spahiun, Pano Tacin, engjellin plak qe u nda nga jeta para nje muaji, donte Kadarene, Driteroin, Bardhyl London, Bashkim Kucukun, Sadik Bejkon, me te rinjte, Arian Leken, Agron Tufen, Gentian. Cocolin etj., botues te ndryshem dhe fare thjesht, cilter fare kerkonte te ndalej ne zyren e Berishes.

A ke lene takim, baca Ali, e pyesja. Jo, pse bre, me pret mua ai, jemi miq, dua ta pershendes. Ose kishte dhe ndonje porosi. Kurre pune vetjake a kerkese, por ceshtje ideale, mbarekombetare. Biseda vazhdonte e gezuar dhe e mencur, pa protokoll, flitej dhe per poezine edhe gjate drekes.

Aliu i shikonte njerezit ne sy barabar, politika per ate ishte veprimtari e hapur, qe, kur i dukej mire, e mbeshteste, perndryshe e shprehte opsionin e vet. Me urtesi. Gjithcka ne dobi te kombit. Ashtu si Poezia. Sepse edhe kombi per ate ishte intim dhe poetik. Dhe absolutisht qe e pritshme dhe e duhur qe politikanet e larte, burrat e dy shteteve shqiptare te flisnin dhe ta vleresonin Podrimjen, se Ai kuroren e Poetit paresor e kishte marre me kohe nga vete populli qe lipset te kerkoje te behet me shume per kulturen dhe kujtese historike. Me te drejte Berisha e quajti Podrimjen "Princin e letrave shqipe".

7- Poet buze brigjeve homerike, poezia e tij ngjan dhe me orteket e Homerit me te fundit ne Ballkan, me Gjergj Fishten, gjithsesi me te kunderten e tij, se poemat e Podrimjes jane dramatikisht me pak vargje. Eshte hermetik po aq sa dhe kraharori i njeriut. I mjafton plaga per te pare brenda. Dhe na duket sikur shohim me shume me plaget, se sa me syte.

Ali Podrimja i perket nje populli martir, qe ndersa i kishte dhene botes nje kryetrim te civilizimit perendimor, Gjergj Kastrioti-Skenderbeun, shtoi dhe nje Nene Tereze, e cila beri profesion dashurine ndaj gjithe njerezimit, prandaj dhe poezia e tij ka fortesine e shpates dhe perdellimin e lutjeve te shenjtores. Dhe eshte ne veprim. Para nje jave ka nisur pavdekesia e tij...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›