E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendrimi i Serbise ne NATO dhe BE Ing. Shkelqim Berisha



Ministri i ri i Mbrojtjes se Serbise, Aleksander Vucic, njoftoi ne fjalimin e tij te pare publik me dt 1 gusht se Serbia nuk do te jete ndonje anetare e ndonje Aleance Ushtarake, se nuk do te kete ndryshime ne politiken ushtarake te vendit dhe se Serbia do te mbetet ushtarakisht Vend Neutral, duke sugjeruar se Beogradi nuk do te aplikoje per anetaresim ne NATO ne te ardhmen e afert. Vucic tha gjithashtu se ushtria serbe do te vazhdoje bashkepunimin me Shtetet e Bashkuara dhe se Serbia do te vazhdoje te bashkepunoje me Rusine. Deklaratat erdhen ne te njejten dite si nje aksident vdekjeprures ne nje kazerme te ushtrise serbe ne malin Kopaonik, ku dy ushtare u vrane kur nje bombe therrmuese NATO-s, e mbetur nga bombardimet e vitit 1999 te Kosoves ka shperthyer. Incidenti eshte nje kujtese e asaj qe Vucic quajti nje krim kunder popullit te Serbise.

Shpallja e Vucic se per qendrimin e ushtarak te vendit duhet te shikohet ne nje kontekst te caktuar politik. Ne fund te majit, Tomislav Nikoliq, nje i afert i ish-Presidentit Sllobodan Milloshevic, u zgjodh president. Nikolic eshte nje figure mjaft e diskutueshme per shkak te thirrjeve te tij te vazhdueshme per krijimin e Serbise se Madhe dhe mbrojtjen e tij te forte te kerkesave te Serbise mbi Kosoven. Nga ana e saje, Bashkimi Europian ka kerkuar qe Serbia te arrij ne nje marreveshje me Kosoven, perpara se te jepet anetaresimin e plote ne BE. Me sa duket Serbia do te beje gjeste te vullnetit te mire ne Kosove per te qetesuar Bashkimin Europian, por Beogradi nuk do te beje perparim te konsiderueshem ne drejtim te njohjes se Pavaresise se Kosoves.

***

Nga te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, Serbia ka marredhenie me te keqija me NATO-n. Marredheniet ndermjet NATO-s dhe Serbise jane permiresuar pas renies se Millosheviqit ne vitin 2000, kur ish-Presidenti Boris Tadic kerkoi per te forcuar marredheniet e Serbise me Perendimin per te aplikuar per anetaresim ne BE.

Serbia eshte e rrethuar nga anetaret e NATO-s dhe aleateve. Aleanca gjithashtu ka nje prani te konsiderueshme ne Bosnje, NATO-ja eshte prezente me nje Shtab ne Sarajeve ku aktualisht puneson rreth 100 njerez, duke perfshire trupat ushtarake dhe te punesuarit civile. NATO si Forca e Stabilizimit ka qene e vendosur per te ndihmuar Bosnjen per te reformuar strukturat e saj te mbrojtjes. Maqedonia ka pritur trupat e NATO-s qe te mbeshtesin operacionet e Aleances ne Kosove, si dhe eshte perpjekur per te reformuar ushtrine e saj per te permbushur standardet e NATO-s. Vende te tjera fqinje, te tilla si Kroacia, Sllovenia dhe Shqiperia, po ashtu jane anetare te NATO-s.

NATO gjithashtu ka nje zyre ne Beograd, e cila lehteson pjesemarrjen Serbe ne aktivitete ne kuadrin e programit te Partneritetit per Paqe, kjo iniciative e NATO-s synon ne forcimin e marredhenieve midis shteteve europiane dhe vendeve ish-sovjetike. Sidoqofte, Serbia eshte i vetmi vend Ballkanik qe nuk ka aplikuar per anetaresimin ne NATO. Sondazhet e fundit sugjerojne se shtate nga 10 qytetare Serbe refuzojne aderimin ne NATO, kjo ndoshta sepse kujtimet e lufterave ballkanike te viteve 1990 jane ende te fresketa.

Situata ne Kosove

Serbia e konsideron Kosoven nje pjese te rendesishme te territorit te saj dhe refuzon te njohe pavaresine e saj. Per keto arsye, Kosova eshte elementi me i rendesishem i politikes se jashtme te Serbise. Statusi i territorit kontestuese dhe se cfare ndodh atje do te percaktoje marredheniet e Serbise me pjesen tjeter te Botes, duke perfshire edhe fqinjet e saj, Bashkimin Europian, NATO-n dhe Rusine. Ne te vertete, incidente mes serbeve te Kosoves ne pjesen Veriore te Kosoves dhe Forces se Sigurise Kosoves, NATO-s forces paqeruajtese ne Kosove, jane nje burim i vazhdueshem i tensionit per Beogradin, Prishtinen dhe NATO-n.

Me 1 qershor, kater civile serbe dhe te pakten dy ushtare Forces te Kosoves u plagosen kur ushtaret ishin duke pastruar postblloqe te ngritura nga serbet e Kosoves. Me 31 korrik, ne Kosove ushtaret e KFOR-it bllokuan nje rruge qe lidh Veriun e Kosoves dhe Serbine qendrore, pasi serbet e Kosoves akuzojne paqeruajtesit per te ndihmuar ne Prishtine per te zvogeluar kontaktin midis Kosoves Veriore dhe Serbise.

Keto episode kane qene disi me pak te dhunshme se incidentet qe ndodhen ne fund te 2011. Ne 20 tetor, deri 22 serbe dhe 8 ushtare te Forces se Sigurise se Kosoves u plagosen gjate perleshjeve me serbet e Kosoves prane fshatit Bernjak. Pastaj nga 23-24 nentor, 21 ushtare te FS K u plagosen pas nje shperthimi ne pjesen veriore te Mitrovices ne afersi te Fakultetit te Ekonomise. Me 7 korrik, Policia e Kosoves njoftoi se nje cift serb ishte qelluar per vdekje ne shtepine e tyre ne fshatin jugor te Kosoves Talinoc, e cila eshte e rrethuar nga komunitet etnik Shqiptare.

Serbia e di se qasja e saj ne Bashkimin Europian do te jete nje proces i gjate, prandaj ajo nuk do te beje leshime te medha lidhur me Kosoven te pakten per tani. Nderkohe, Beogradi eshte i interesuar ne mbajtjen e negociatave me Bashkimin Europian per te normalizuar marredheniet me Perendimin edhe per arsye te brendshme politike.

Duke shikuar perpara

Marredheniet e Serbise me Bashkimin Europian dhe NATO jane permiresuar ndjeshem gjate presidences se Boris Tadiqit, i cili ne nje fare mase ka dorezuar kriminelet e luftes ne Gjykaten Nderkombetare te Hages. Nikolic ka pak gjasa qe te normalizoje marredheniet me Bashkimin Europian dhe NATO dhe per te ruajtur marredheniet e tanishme me Perendimin. Megjithate, Beogradi e di se negociatat me Bashkimin Europian do te jete proces i ngadalshem dhe se anetaresimi ne BE nuk eshte me aq terheqese si ajo ishte para te krizes Financiare. Ne kete kontekst, Serbia do te beje xheste te vullnetit te mire ndaj Kosoves, por nuk do te kete asnje perparim thelbesor ne njohjen e Pavaresise. Serbia do te perdore Rusine per kunderpeshe ne marredheniet e saj me Perendimin. Serbia nuk eshte strategjikisht e rendesishme per Rusine, por Moska eshte e interesuar ne mbajtjen e pranise se saj ne fushen e saj tradicionale te ndikimit, vecanerisht kur fuqite e tjera, duke perfshire Bashkimin Europian, NATO-n dhe vecanerisht Turqine, te cilet kane interesa ne rajon. Serbia mund te prese me shume ndihme financiare nga Rusia ne vitet e ardhshme. Gjithashtu do te kete me shume projekte ne fushen e infrastruktures, me vecanerisht seksioni serb i tubacionit te gazit "Rrjedha e Jugut".

Shtatori do te jete nje muaj i rendesishem per Kosoven per shkak se Grupi Drejtues Nderkombetar, i cili eshte krijuar ne vitin 2008 per te mbikeqyrur zhvillimin politik dhe diplomatik te Kosoves, do te ndaloje mbikeqyrjen e territorit te kontestuar dhe te mbylle zyren e saj ne Prishtine. Kjo nuk do te shenoje fundin e pranise se NATO-s ne Kosove e cila do te jete prezent me nje numer trupash deri ne 6 000 nen mandatin e KFOR. Misioni Europian per Sundimin e Ligjit ne Kosove do te qendroje te pakten deri kur mandati i tij skadon ne qershor te 2014-s.

Gjendja sociale dhe ekonomike ne Serbi do te kete ndikimin me te madh ne evoluimin e procesit te marredhenieve Serbo-Kosovare. Nese kushtet ekonomike perkeqesohen, Beogradi nuk ka te ngjare te perdore Kosoven per mjetet nacionaliste. Por ne qofte se Bashkimi Europian vendos te vazhdoje bisedimet e pranimit me Serbine, Beogradi do te kete pak interes ne dhenien e koncesioneve per Kosoven.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›