Mjeket pa tavolina pune shtyhet hapja e spitalit te ri

Mobilimi i zyrave te punes mban peng hapjen. Urgjencat dhe laboratoret do te kalojne ne spital.
Mobilimi i zyrave te mjekeve do te mbaje peng edhe per pak kohe hapjen e spitalit te ri ne QSUT. Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza ende nuk ka nje date zyrtare per fillimin e punes ne kete spital. Shkak per kete eshte bere drejtoria e cila ende nuk ka nenshkruar kontratat per blerjen e tavolinave te punes. Sipas burimeve zyrtare mesohet se ish-drejtori Ilir Dashi ka nenshkruar kontrata vetem per blerjen e pajisjeve mjekesore pasi fondi i akorduar ishte i pamjaftueshem. Burimet bejne te ditur se asokohe Dashi pati drejtuar nje kerkese per shtim fondesh mirepo deri tani nuk dihet nese eshte akorduar apo jo.
Mobilimi
Godina 5-kateshe e ketij spitali eshte e ngritur tashme dhe pas instalimit te pajisjeve mjekesore pret te ofroje sherbime si urgjenca dhe laboratoret. Deklaratat e ardhura vetem dy muaj me pare nga krere te shendetesise per hapjen e ketij spitali deri ne fund te vitit duket se jane rrezuar vetem para tri ditesh ku mesohet se mobilimi i zyrave te punes se mjekeve qe do te punojne ne kete spital mund te vonoje hapjen. Ndonese pjesa tjeter e mbetur eshte drejt perfundimit zyrat ende jane pa karrige dhe tavolina cka pengon punen e bluzave te bardha. Deri ne akordimin e fondit zyrat do te mbesin bosh.
Spitali
Ngritja e spitalit te ri eshte brenda mjediseve te Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza dhe synonte rregullimin e fluksit te pacienteve qe aktualisht perballohet neper urgjenca. Per shkak te ambienteve dhe mungeses se shtreterve erdhi si ide edhe ngritja e ketij spitali dhe perqendrimin e te gjitha urgjencave ne te. Mirepo situata duket se do te vazhdoje edhe per ca kohe keshtu. Nderkohe qe projekti per spitalin e ri fokusonte te gjitha rastet e urgjencave ne kete godine te vetme ku edhe do te ofrohet sherbim i kualifikuar. Ne kete spital me 5 kate do te vendosen sherbimet e ekzaminimeve te imazherise dhe diagnostikimit qendra e sterilizimit urgjenca mjekesia e pergjithshme laboratoret klinike hematologjia si dhe laboratori histologjik. Brenda spitalit te ri jane parashikuar te jene 115 shtreter per trajtimin e te semureve dhe i gjithe sherbimi qe do tu jepet pacienteve do te realizohet ne nje cikel te mbyllur qofte per vizitat percaktimin e diagnozes laboratoret si dhe trajtimin e kualifikuar. Ne perfundim te te gjithe projektit ne spitalin e ri universitar ne Tirane ne katin e peste te tij do te jene 7 salla operacioni 8 shtreter pas operacionit dhe laboratori histologjik.