Podujevë, vjehërr e nuse rrahen mes veti

Në fshatin Katunisht të Podujevës dje në orët e pasdites ka ndodhur një incident, vjehrra dhe nusja janë përleshur fizikisht mes veti, njofton Policia e Kosovës.
Rastin në fjalë e ka paraqitur në polici vjehrra, duke treguar se gruaja e djalit të saj kishte filluar sulmin e para.
Lëndime trupore kanë pësuar që të dyja. Më pas janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/