Rrihen dy grupe të rinjsh në Prishtinë

Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve të rinjsh, ka ardhur deri te një rrahje, ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore, njofton Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë, në ora 19:00.
Dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa tetë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/